E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimi i letersise 2.8 e maturanteve mbetes

Rreth 6000 maturantë, nga 39 mijë e 530 që morën pjesë në provimin e parë të detyrueshëm atë të letërsisë, kanë marrë notën 9 dhe 10. Ndërkohë nga shifrat që raportohen nga ministria e Arsimit rreth 2.8 % kanë rezultuar mbetës, pasi kanë mare notën 4.

Këta maturantë, numri i të cilëve shkon rreth 1106 mbetës, do ta japin provimin e letërsisë vitin tjetër pasi këtë vit për herë të parë nuk ka sezon vjeshte, ndërkohë që ata humbasin dhe të drejtën për të vazhduar garën në universitete.

Po nga statistikat zyrtare rezulton se me notën 5 dhe 6 janë 47 % e maturantëve dhe 34% e maturantëve me notën 7 dhe 8. Krahasuar me një vit më parë numri i mbetësve është pothuajse në të njejtat shifra, po ashtu dhe ai i maturantëve që kanë shkelqyer në provimin e letërsisë.  Rezultatet e provimit të letërsisë janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së arsimit, ndërkohë që ato do të afishohen në të gjitha shkollat e mesme të vendit ditën e hënë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›