E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet djegin ambasaden amerikane

Tubimi i radhes i serbeve u be edhe me i ashper, duke pushtuar dje pasdite ambasaden amerikane ne Beograd. Kurse turmat e njerezve, qe ishin mbledhur jashte ambasades, brohoritnin ne proteste ndaj mbeshtetjes se Shteteve te Bashkuara per pavaresine e Kosoves. Ambasada ishte e mbyllur, kurse policia nuk ishte duke e ruajtur ate. Dhjetera protestues, shumica te rinj, hyne brenda dhe i vune zjarrin disa dhomave ne shenje proteste ndaj perkrahjes se SHBA-se ndaj pavaresise se Kosoves. Kurse nje protestues u ngjit ne katin e pare te nderteses, hoqi flamurin amerikan dhe ne vend te tij vuri nje flamur serb. Serbia ka terhequr ambasadoret e saj nga Uashingtoni dhe shtetet evropiane qe kane njohur pavaresine e Kosoves.
Me heret, disa dhjetera mijera serbe u mblodhen ne proteste masive kunder shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ata dolen ne sheshin perpara nderteses se parlamentit te Jugosllavise se dikurshme ne Beograd, duke valevitur flamujt kombetare dhe duke degjuar kenge te vjetra patriotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›