Pavaresia e mbikeqyrur, zgjidhja me pak e keqe
Nga Timothy Garton Ash*
Kur, gjate ngjarjeve njerezore, per njerezit behet e nevojshme qe t'i japin fund lidhje politike qe i kane lidhur ata me te tjeret ata do ta bejne kete vetem duke u betuar me solemnitet per te respektuar ne cdo hollesi kushtet e BE, OSBE, NATO, Gjykates Penale nderkombetare per ish-Jugosllavine dhe propozimit gjitheperfshires te te derguarit special te OKB-se, Marti Ahtisari, "perfshire adoptimin e prioriteteve te legjislacionit te perfshira ne aneksin XII te saj". Kolonite amerikane ne 1776 dhe kolonite e Evropes ne 2008: krahasohen dhe ballafaqohen.
Midis gjithe zhurmes rreth deklarates se shpalljes se pavaresise se Kosoves, vetem pak vete jane ndalur per te pare se cfare dokumenti i jashtezakonshem eshte ai. Ai eshte kaq i rrethuar me kushte, detyrime dhe kufizime, shume prej te cilave kane te bejne me mbrojtjen e minoritetit te mbetur serb, kaq i mbushur me angazhime per t’u konsultuar, nderuar dhe bindur padroneve nderkombetare te krahines, saqe ajo eshte nje deklarate vartesie. Paragrafi i saj i fundit fillon: "Ne ne kete menyre afirmojme, qarte, hollesisht dhe ne menyre te pakthyeshme, qe Kosova duhet te jete kufizuar ligjerisht per t'iu bindur kushteve qe permbahen ne kete deklarate, duke perfshire, vecanerisht, detyrimet per te sipas planit Ahtisari". Ju pothuajse mund te degjoni keshilltaret perendimor qe diktojne mbi supet e perpiluesve kosovare te dokumentit. Kjo eshte me pak nje ceshtje "me nje limit, Kosova ishte e lire" sesa “me nje limit, Kosova ishte e kufizuar".
Sigurisht, realiteti ne terren do te jete i ndryshem nga fjalet e bukura ne leter. Shqiptaret e Kosoves kane ndermarre nje hap te madh dhe te rendesishem drejt veteqeverisjes. Ata kishin dicka per te festuar ne rruget e Prishtines te dielen ne mbremje. Librat e tyre te historise, edhe ato te prodhuar me ndihmen e BE-se, do te thone nje histori mitike edhe te lavdishme te perpjekjeve shekullore kombetare qe kulmuan ne kete dite. Une nuk dua te jem nje kosovar-serb qe jeton ne nje prej enklavave ne jug te lumit Ibar ne vitet e ardhshme. Une pikellohem per ato manastire te bukura serbe ne Decan, Peje dhe Gracanice, te cilat tani do te jene, me shume se me pare, ishuj ne nje det te huaj.
Pozicioni i serbeve ne veti te ures se Mitrovices pertej lumit Ibar eshte nje histori e ndryshme. Me gjithe mbylljen e perkohshme nga ana e NATO-s e kufirit midis tyre dhe Serbise, pas djegies se dy pikave te kalimit kufitar prej turmes lokale, realiteti i integrimit te tyre te perditshem social, ekonomik dhe kulturor me Serbine do te vazhdoje. De facto, Kosova eshte tashme e ndare. Dhe ajo do te mbetet e tille derisa, Kosova dhe Serbia do te jene eventualisht anetare te BE-se, kur ato gradualisht mund te aspirojne, ka te ngjare pas nje periudhe prej disa dekadash sesa disa vitesh, per nje situate te krahasueshme me ate te Belgjikes: nje vend formalisht i unifikuar, por ne praktike shume i ndare, por me paqe dhe liri per qytetaret e saj te siguruar ne nje kuader me te gjere. Ne te vertete, nese gjerat do te ecin mire ne Evropen juglindore dhe keq ne ate veriore dhe perendimore, Belgjika dhe Kosova mund te konvergojne ndonjehere: ballkanizimi i Belgjikes te takohet me belgjianizimin e Ballkanit.
Konteksti unik evropian nuk e ben kete histori te ndryshme nga ajo e territoreve qe synojne shkeputjen neper bote. Ne fakt, BE-ja eshte duke levizur me shpejtesi nga metoda imperiale drejt metodes se zgjerimit. Ky eshte stili evropian i dekolonizimit te shekullit 21-te: nga protektorat ne shtet anetar te BE, madje pa arritur plotesisht pavaresine sovrane ne mes. Dhe, te pakten ne leter, shqiptaret e Kosoves e kane pranuar kete cmim. Ne rast se ata tentojne te mos i permbahen kesaj, atje do te jene te pranishem disa mijera zyrtare evropiane, dhe, si nje mbeshtetje, trupat e NATO-s, per t’i drejtuar serish ata ne rrugen e virtytit.
Kjo deklarate e pavaresise te mbikeyrur e koordinuar nderkombetarisht, eshte rezultati me pak i keq. Ata te cilet protestojne se kjo sjell paqendrueshmeri te re ne rajon injorojne faktin qe situata pa krye, ne te cilen ka jetuar Kosova, qekur perfundoi lufta e 1999 me Rezoluten 1244 te OKB-se, ne vetvete ishte e paqendrueshme dhe e pamenaxhueshme. Askush me mendjen ne vend nuk do te investoje seriozisht para ne kete gjendje pa rrugedalje. Nje paqe e brishte ishte nderprere nga perleshjet. Papunesia eshte mbi 40%. Asgje e qendrueshme dhe e perhershme nuk mund te ngrihej pa kete rezolute mbi ceshtjen e statusit. Edhe per Maqedonine fqinje, vendin e prekur me drejtperdrejte per shkak te minoritetit shqiptar atje, nje Kosove me e pavarur eshte nje faktor stabilizues. (Natyrisht e njejta gje nuk eshte e vertete per Bosnjen).
Per te gjitha mizorite e viteve te Miloshevicit, marreveshja nuk eshte teresisht e drejte. Por, fundi i fundit, ajo eshte gjithashtu rezultati me pak i keq edhe per Serbine. Eshte e tmerrshme te humbesh nje krah te gangrenizuar, por ajo eshte nganjehere parakusht per rigjenerim. Ne zemrat e tyre shume serbe e dine kete. Dhe kjo ishte ne Beograd, jo ne Prishtine, ku une degjova kete anekdote: serbet do te benin cdo gje per Kosoven me perjashtim qe te jetonin atje.
Tani per tani, do te kete nje shperthim zemerimi dhe dhimbjeje. Keshtu duhet te jete. Por atehere Serbia ka nje zgjidhje: te ri menjane e pafuqishme per dekada, ashtu si Hungaria pas Traktatit te Trianon, ose te marre rrugen evropiane per rindertimin kombetar, ashtu si Hungaria sot. Dhe Evropa, nga ana e saj, ka nje detyrim solemn per ta mbajtur te hapur kete rruge.
Do te duhen shume vjet perpara se Kosova te marre vendin e saj ne OKB midis Kiribatit dhe Kuvajtit (ose Kurdistanit, nese ai do te shkoje me shpejt atje). Rusia, si nje anetar i perhershem i Keshillit te Sigurimit te OKB-se me te drejte veto, mundet dhe do ta bllokoje kete. Por, shume kosovare kane jetuar per nje kohet te gjate ne Zvicer, dhe mund te kujtojne se kjo republike alpine e vjeter dhe krenare u be anetare e OKB-se vetem ne 2002. Ajo qe eshte e rendesishme, ne radhe te pare, eshte realiteti ne terren dhe zgjerimi i njohjes nga shtetet e tjera. (Ndersa po shkruaj, numri ka arritur ne mbi 20 shtete qe e kane njohur, ose qe kane deklaruar synimin e tyre per te njohur, republiken e porsalindur – duke perfshire, pervec peshave te renda si SHBA, Britanise dhe Gjermanise, edhe vende te tilla si Afganistani dhe Kosta Rika). Anetaresimi ne organizmat nderkombetare do te vije me pas, me anetaresimin ne OKB qe ka shume te ngjare te dale ne plan te dyte.
Eshte ky nje precedent, perderisa disa frikesohen dhe te tjeret shpresojne? Sigurisht qe ai eshte. Cdo shpallje pavaresie eshte nje precedent. Udheheqesit pro-ruse ne Osetine e jugut dhe Transnistria jane duke peshperitur per te ndjekur shembullin e kosovareve pro-amerikane. Separatistet baske dhe katalane mbajne shenim, dhe qeveria spanjolle ka reaguar kunder shpalljes se pavaresise me ashpersi befasuese – pjeserisht sepse kjo vjen ne mes te nje fushate elektorale teper te ngarkuar. Kosova eshte historia kryesore ne faqen e internetit te UNPO, Organizates se Vendeve dhe Njerezve te Paperfaqesuar, e cila ka 69 anetare, nga Abkhazia te Zanzibari.
"Kosova eshte nje rast special", thuhet ne deklaraten e Pavaresise se Kosoves, duke vazhduar te insistohet (degjohen serish peshperitjet e keshilltareve) se ajo nuk eshte nje precedent. Por te gjithe 68 anetaret e tjere te UNPO jane gjithashtu raste speciale. Liberalet kane rregulla universale per trajtimin e individeve; ata gjithmone kane hyre ne ngaterresa mbi grupet, si rreth qendrimit te grupeve brenda vendit (gje qe e tregon debati rreth multikulturalizmit) dhe rreth asaj se cili grup eshte autorizuar te perdore te drejten e veteqeverisjes. Ata nuk kane nje pergjigje konstante ndaj pyetjes nacionaliste: "Perse une duhet te jem nje minoritet ne vendin tuaj, kur ju mund te jeni nje minoritet ne vendin tim?" Gjithsesi, shpallja e pavaresise se varur te Kosoves eshte menyra me pak e keqe per te ecur perpara.
(*) Marre nga: “The Guardian”