E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova Republike, dje u shtuan dhe kater

Italia, Estonia, Letonia dhe Sllovenia, ishin kater shtetet e radhes qe u shprehen dje pro pavaresise se Kosoves, ndersa ditet e meparshme, e kishin risiguruar qendrimin e tyre. Kryeministri italian, Romano Prodi, njoftoi dje se qeveria e tij miratoi zyrtarisht njohjen e pavaresise se Kosoves. Edhe qeveria e Estonise deklaroi po dje, njohjen e pavaresise se Kosoves. Ministri i Puneve te Jashtme, Urmas Paet, tha se “jemi te lumtur, qe konstatuam se Parlamenti i Kosoves, ne deklaraten e shpalljes se pavaresise nenvizoi se ishte gati te zbatonte planin ‘Ahtisari’ per statusin e Kosoves dhe te respektonte dhe te mbronte te drejtat e minoriteteve, trashegimine e tyre historike dhe kulturore”.
Ndersa Qeveria e Sllovenise, e cila mban presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, tha dje se deshironte ta njihte pavaresine e Kosoves dhe i kerkoi parlamentit te miratonte nje vendim te tille. Parlamenti pritet te konfirmoje propozimin, ne seancen e 25 shkurtit. Sllovenia do te jete republika e pare ish-jugosllave qe do ta njohe Kosoven. "Qeveria ka miratuar nje propozim per te njohur Kosoven si nje shtet te pavarur dhe e ka derguar kete propozim ne parlament", tha zedhenesi i qeverise Valentin Hajdinak, ne nje konference shtypi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›