E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehtësimi i barrierave të biznesit ka sjellë çeljen e 6090 vendeve të reja të punës

16-10-2012 / Nga Jorida Tabaku

Nga Jorida Tabaku
Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës

Punesimi mbetet prioritet kryesore i bashkisë se Tiranes. Ne jemi te vendosur te ecim me projektet tona, klimen e biznesit, lehtesi te tjera fiskale, krijimin e fondeve per nxitjen e bizneseve te reja ne menyre qe biznesit t’i krijohen mundesi te hape vende te reja pune e që në Tiranë të ketë biznese te reja. Ne nje vit prioritetet tona ne drejtim te punesimit kane dhene rezultatet e tyre. Atë qe kryetari i Bashkise zoti Basha tha gjate fushates elektorale ne e deshmuam edhe ne praktike gjate ketij viti te pare te administrimit te bashkise qe bashkia mund te beje dicka per te nxitur punesimin. Te dhenat zyrtare deshmojne se së bashku me te punesuarit gjate diteve te panairit numri i te punesuarve vetem brenda ketij vitit i kalon 8 mije persona. Në fakt panairi është një nga elementët e planit të punës që ne kishim përgatitur përsa i përket punësimit në qytetin e Tiranës këtë vit, dhe ku u reklamuan 3000 vende te lira pune, nje shifer surprizë ne fakt për vete situaten qe po kalojne edhe vendet e zhvilluara europiane.
Panairi ka qenë një element i programuar që në fillim të vitit krahas të gjitha iniciativave të tjera që ne kemi marrë. Ne e shikojmë punësimin si të integruar  dhe të lidhur me të gjitha prioritetet që neve po zhvillojmë njëkohësisht. Eliminimi i 60 taksave dhe tarifave bëri që në qytetin e Tiranës të ekzistojë një klimë më e mirë për të ushtruar biznesin, ky ka qenë dhe qëllimi kryesor. Lehtësimi i barrierave për të bërë biznes në qytetin e Tiranës, ka bërë të mundur që këtë vit të punësohen rreth 6090 persona, kjo e certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Zyra e Sigurimeve Shoqërore këtu në Tiranë. Falë këtyre politikave fiskale dhe falë kësaj lehtësie që ne kemi krijuar është bërë e mundur që biznesi mos t’i shpenzojë paratë për taksa por të marë në punë punonjës të rinj.
Bashkia e Tiranës për herë të parë pas dy vitesh ka një buxhet që ka filluar të zbatojë me rreth 100 vepra publike që besoj i keni parë në qytetin e Tiranës që kanë filluar të zbatohen dhe për të gjitha këto vepra publike ne jemi duke negociuar me kompanitë për të marrë në punë persona të rinj, staf të ri, që mund të shërbejnë në zbatimin e këtyre veprave. Rreth 250 persona janë aktualisht të punësuar dhe sigurisht që do të vazhdojmë negociatat me të gjitha kompanitë që kjo shifër të rritet në vitin në vijim. Njëkohësisht dhe vepra të tjera të mëdha publike si zgjerimi i rrugës së Elbasanit, Unaza e Re, ashtu siç është prezantuar që në programin elektoral nuk kanë qenë vetëm fjalë, por janë mundësi konkrete dhe reale për të përfshirë mbi 400 profesionist dhe ekspertë të fushave të ndryshme në sektorin formal të punës në qytetin e Tiranës. Qëllimi kryesor që ne kemi është të jemi si një urë ndërmjet punëkërkuesve dhe punë-ofruesve. Shpeshherë për një student që diplomohet është shumë e vështirë dhe nuk di ku të drejtohet dhe ku të orientohet. Ne duam që të marrim këtë rol të orientimit në karrierë dhe të krijimit të mundësive reale. Ne bashkëpunim me Dhomen e Tregtise dhe Industrise është mundesuar qe brenda pak muajsh te punesohen 200 te rinj, nderkohe dhe 250 te tjere do te punësohen deri ne fund te vitit.
Ndërkohë që këto ishin pjesë e planit të punës dhe masave që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë për nxitjen e punësimit ne do ti vazhdojmë të gjitha përpjekjet si në drejtimin e përmirësimit të kushteve fiskale për biznesin nga njëra anë, po nga ana tjetër dhe mbështetjes reale që do të ofrojmë ne për bizneset e vogla duke krijuar mundësi që ato të zhvillohen. Ne në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të prezantojmë një paketë të re fiskale për sektorë të veçantë dhe grupe të veçanta. Besoj që shpeshherë e keni dëgjuar idenë që ka kryetari për të mbështetur artizanatin, për të mbështetur biznese që drejtohen nga zonja ose nga gra, por njëkohësisht ajo që është më e rëndësishme për të mbështetur biznese të cilat drejtohen nga të rinj, të rinj nën moshën 35 vjeç dhe pikërisht ky është sektori dhe fusha që ne do të mbështesim gjatë vitit në vijim. Ne kemi prezantuar një ide e cila tani do të bëhet realitet dhe me buxhetin e vitit 2013 do të fillojë konkretisht që të zbatohet. Bashkia e Tiranës do të vendos një fond prej 2 mln eurosh i cili do të ketë dy funksione kryesore, i pari do të jetë grante të vogla për biznese te cilat krijohen nga të rinjtë në fusha nga më të ndryshme, ndërkohë funksioni i dytë do të shërbejë për ato të rinj të cilët duan të marrin një kredi për të hapur biznesin e tyre por nuk kanë mundësi kolaterali dhe nuk mundësi në bankë që të vendosin një kolateral ose garanci, ne do të bëjmë të mundur që nëpërmjet këtij fondi të dalim ne garant për ta dhe kjo do të stimulojë një sektor shumë të rëndësishëm, një sektor që ne mendojmë që është shpirti dhe fryma e qytetit, sektorin i cili do të drejtohet nga të rinjtë. Duam që të mbështesim të rinjtë për çdo ide biznesi që ato kanë, sigurisht brenda kushteve dhe kritereve financiare dhe planit të biznesit që ato do të paraqesin dhe nga ana tjetër do të krijojmë mundësi reale punësimi, mundësitë e punësimit që lindin nga sektori privat janë mundësitë më të mira sepse i japin jetë dhe gjallëri një sistemi të tërë duke krijuar një sistem zinxhir i cili do të bëjë të mundur gjallërimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të qytetit të Tiranës.
Një iniciativë e re fillon e merr jetë këto ditë. Me nje fond prej 700 mije eurosh te BE, ne synojmë mbështetjen me grante dhe me asistencë teknike të gjitha atyre bizneseve të cilat janë krijuar nga persona që bëjnë pjesë në grupe në nevojë, persona të cilët kanë aftësi të kufizuara, persona të cilët ndoshta kanë qenë subjekt i dhunës, zonja të cilat ndoshta më parë kanë qenë trafikuar, kryefamiljare, pra për të gjitha grupet në nevojë ne po krijojmë këtë mundësi të veçantë, së pari për të ri-intëgruar ato në shoqëri, po nga ana tjetër për t’u ofruar mundësi punësimi që për këtë grup të flasim realisht janë shumë të kufizuara. Është një fond i veçantë, një projekt që Bashkia e Tiranës ka përfituar nëpërmjet një aplikimi në Delegacionin e Bashkimit Europian dhe do të jetë një bashkëpunim rajonal, një iniciativë që do të drejtohet nga Bashkia e Tiranës dhe përfitojnë disa qytete në rajon sic përmenda pak më parë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›