E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtuesi i policisë së Sarandës, tani hiqet se s’ka përfituar asgjë nga shteti shqiptar

16-10-2012 / Gazeta 55

Grevisti Fatmir Lamaj privatizoi në vitin 1996 postën e kufirit të Sarandës në Manastir dhe e shiti...

Dosja e privatizimeve të grevistëve të ngujuar të urisë, ka edhe një emër ish-të përndjekuri që ka përfituar një goxha objekt, pavarësisht se sot bën sikur harron, që ka qenë po vetë ai që e shiti këtë objekt.
Pikërisht, është “ideologu” i kësaj greve Fatmir Lamaj përfituesi dhe më pas mos-menaxhuesi i mirë i pasurisë së përfituar nëpërmjet privatizimit.
Sipas dosjes së privatizimeve të grevistëve të ngujuar të urisë, mësohet se grevisti Fatmir Lamaj privatizoi në vitin 1996 postën e kufirit të Sarandës në Manastir dhe e shiti... Ishte koha kur ai sërish kishte përfituar nga ky “regjim”, kundër të cilit sot është ngujuar për këstin e dytë, edhe një post drejtuesi në policinë e Sarandës.
Tani hiqet se s’ka përfituar asgjë nga shteti shqiptar, pa llogaritur këtu edhe 563.800 lekë (të reja) që ka përfituar si dëmshpërblim dhe 3.946.960 lekë të tjera (të reja), që pritet të marrë, pavarësisht padurimit të demonstruar dhe të nxitur edhe prej kodoshit Skënder Tufa.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›