E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtesimi, probleme teknike dhe burokratike”

Kreu i qeverise, Berisha deklaroi dje se qeveria po bente cdo perpjekje ne menyre qe ne nje kohe sa me te shkurter shqiptaret te kishin mundesine te udhetonin pa viza ne vendet e Bashkimit Europian. Ne konferencen e djeshme per shtyp, kryeministri pranoi se marreveshja per lehtesimin e vizave po haste ne probleme teknike dhe burokratike, por theksoi se po punohej per zgjidhjen e keryre problemeve.

“ Marreveshja ne teresi po funksionon, por me disa mangesi te cilat jane ne zgjidhje e siper nga vete Komisioni. Kjo marreveshje eshte me Komisionin Evropian, i cili eshte i autorizuar nga te gjitha vendet anetare pa perjashtim, por teknikalitetet burokratike jane ne zgjidhje e siper”, deklaroi Berisha ne lidhje me marreveshjen per lehtesimin e vizave. Pak dite me pare zv/presidenti i KE-se, Franko Fratini gjate nje takimi qe zhvilloi me ministrin e Jashtem Basha, theksoi mundesite e mira te Shqiperise per te perfituar liberalizimin e vizave vitin e ardhshem.

Ende jo kerkese KE-se

Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria qe ai drejtonte nuk do te tentonte te kerkonte statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian, perpara se te niste bisedimet per kete hap me komisioneret europiane. Kreu i qeverise theksoi dje se nuk mund te rrezikonte te merrte nje pergjigje negative nga ana e Komisionit Europian ne lidhje me kete kerkese.

“ Kur shkon e troket tek dera e tjetrit, mund te hysh dhe pa e njoftuar, por i mirepritur je atehere kur e ke njoftuar me pare. Keshtu qe edhe ne do te bisedojme perpara dhe pastaj do te ndermarrim aktin”, theksoi Berisha. Sipas tij, marrja e statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise nuk mund te ishte nje veprim i njeanshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›