E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kete jave pritet ngritja e komisionit per reformen zgjedhore

Komisioni i posacem per reformen zgjedhore pritet te ngrihet gjate javes ne vazhdim. Keshtu prej kohesh kreu i grupit parlamentare te Partise Demokratike, Astrit Patozi dhe kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj kane theksuar se ishin te gatshem te fillonin menjehere amendimet e Kodit Zgjedhor ne kuader te perfundimit te kesaj reforme te rendesishme. Kreu i grupit te PD-se Patozi ka deklaruar se demokratet jane te hapur per ti kryer keto ndryshime ne komisionin parlamentare te Ligjeve ose ne nje komision te posacem qe do te ngrihet per kete reforme. Nga ana e tij ne nje prononcim per mediat, Berisha ka theksuar se do te ishte e udhes qe te mos ndodhnin vonesa ne amendimin e Kodit Zgjedhor ne menyre qe procedurat per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme te mos mbeteshin per ne momentin e fundit. Komisioni qe do ngrihet per kete reforme pritet te diskutoj ceshtje te rendesishme si zberthimi i formules se zgjedhjeve dhe administrimi i procesit zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›