Rama takime me emigrantet ne Athine
“Dialogu me Shqiperine” i kreut te Partise Sociliste, Edi Rama eshte vazhduar edhe me emigrantet shqiptare ne Athine. Keshtu diten e djeshme kreu i socialisteve se bashku me nje grup deputetesh te PS-se ka udhetuar drej Greqise per te zhvilluar aty takime me emigrantet shqiptare. Ne permbyllje te turit te tij paraelektoral “ Dialogu me Shqiperine” Edi Rama ka menduar te degjoje edhe mendimet dhe vleresimet e shqiptareve qe ndodhen ne emigracion. Ne takim pritet te preken nga afer problemet e emigranteve, duke patur parasysh se Partia Socialiste, ne kuader te programit te saj elektoral, do t’i kushtoje nje vemendje te vecante opinionit te atyre njerezve qe realisht po perpiqen me te gjitha mundesite per te ndihmuar zhvillimin e vendit. Ne kete menyre lideri socialist do te kerkoje mbeshtetjen e emigranteve ne Athine, do te marr mendimet e tyre te cilat me pas do te pasqyrohen ne programin e ri socialist per zhvillimin e vendit.
“ Edi Rama do te kerkoje mbeshtetjen e emigranteve ne Athine, pasi ata jane njerezit te cilet e kuptojne me mire, se kush jane nevojat e ndryshimit, te cilat me pas do te pasqyrohen ne programin e ri”, theksohet ne njoftimin per shtyp te zyres se shtypit te PS-se. Kryetari i PS-se, Edi Rama, do te kete takime edhe me strukturat e partise ne Athine, struktura te cilat jane ngritur vitin e kaluar, ku sot ka nje nje anetaresi shume te madhe te socialisteve jo vetem ne kryqytetin grek ne Athine, po ne gjithe Greqine.
Po keshtu ne njoftimin per shtyp theksohet se socialistet po mendojne te shtrijne dialogun e tyre edhe ne vendet e tjera ku punojne dhe jetojne emigrantet shqiptare.
“ Ky takim eshte ne vazhden e kontakteve qe Partia Socialiste do te kete, ne kuadrin e pergatitjeve per fushaten elektorale te zgjedhjeve ne vitin 2009. Kete pervoje ne Greqi, lideri socialist premton se do ta shtrije edhe ne vende te tjera”, theksohet ne njoftimin per shtyp te Partise Socialiste. Pas nje turi te gjere paraelektoral ne fshatra dhe qytete te ndryshme te vendit socialistet po mendojne ti shtrijne dikutimet e tyre edhe jashte territorit te Shqiperise.
F.Mejdini