E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS, hapa mbrapa ne reformen zgjedhore

Kryeministri Berisha akuzon Partine Socialiste per neglizhence dhe paqartesi ne lidhje me vazhdimin e refromes zgjedhore. Ne nje konference per shtyp te mbajtur diten e djeshme kreu i qeverise theksoi se mazhoranca po pret opoziten per te nisur edhe amendimet e Kodit Zgjedhor.

“ Ne presim Partine Socialiste, e cila ben nje hap para dhe dy hapa pas, sot fton dhe neser thote skam kohe”, theksoi dje kreu i qeverise. Ne fjalen e tij kreu i qeverise tha se ne takimet qe kishte pasur me perfaqesues te Komisionit Europian perfundimi i reformes zgjedhore nuk ishte ngritur si ceshtje. Por sipas tij, kryerja sa me shpejt e amendimeve ne Kodin Zgjedhor ishte ne interes te te gjithave forcave politike ne vend.

“ Nese ka dicka per te cilen interesi eshte absolut i njejte eshte Kodi Zgjedhor. Ne jemi te gatshem dhe te pergatitur te procedojme sapo pala tjeter te jete e gatshme. Ne nuk kemi asnje veshtiresi sa i perket Kodit Zgjedhor. Ne takimet qe zhvillova nuk ma ngriten kete ceshtje, por nuk kane nevoje ta ngrene pasi ajo eshte nje ceshtje per tu zgjidhur”, deklaroi Berisha. Ne kete kuader kreu i ekzekutivit, Berisha deklaroi se reforma zgjedhore ishte nje zotim i padiskutueshem qe do te realizohej ne afatin me te shkurter. Ne konferencen e djeshme per shtyp, kreu i qeverise i njohu gazetaret me vlersimet qe perfaqesues te rendesishem politik kishin bere per reformat ne Shqiperi gjate udhetimeve qe ai kishte pasur ne Bruksel, Paris dhe Monte Karlo. Kryeministri Berisha nenvizoi faktin se reformat e qeverise shqiptare te drejtuar nga ai ishte konsideruar si spektakolare.

“ Dua tu them ketu se reformat qe ka kryer qeveria e ketij koalicioni qe udheheq kjo parti, jane spektakolare, duke i faktuar botes se kjo eshte nje parti teresisht e qendres se djathte”, deklaroi Berisha ne lidhje me Partine Demokratike qe ai udheheqe. Sipas Berishes, qeveria e djathte qe ai drejtonte ishte edhe nje qeverite me te vogla ne Europe edhe ne bote.

“ Ajo eshte nje nga qeverite qe shpenzon me pak, vetem 2 % te GDP-se shpenzime administrative”, pohoi Berisha ne fjalen e tij perpara gazetareve. Po keshtu ai theksoi se i kishte njohur nder te tjera liderat e 62 partive boterore te qendres se djathte me rezultat e luftes kunder korrupsionit te ndermarr nga qeveria e tij.

“ I njoha ata me rezultatet e medha ne luften kunder korrupsionit, evazionit, informalitetit, ne sektorin e doganave, taksave, prokurimeve”, theksoi Berisha ne lidhje me takimin qe zhvilloi ne Paris me liderat e partive te qendres se djathte. Po keshtu kreu i qeverise Berisha foli edhe per pjesemarrjen e tij ne forumin ekonomik te Krans Montanes te zhvilluar ne Monte Karlo. Kreu i qeverise tregoi se ne kete takim kishte parashtruar edhe mundesite e medha qe i paraqet Shqiperia, biznesit, ne fushen e turizmit , ne miniera, ne fushen e energjise dhe ne te gjitha fushat e tjera. Turin e tij te vizitave kryeministri Berisha e konsideroi si shume te suksesshem.

“ Ne morem mbeshtetje te plote ne Bruksel per reformat dhe perpjekjet, miratimin unanim te anetaresimit te Partise Demokratike te SHqiperise ne IDU, si dhe nje vleresim shume te madh per reformat, nga qarqet politike dhe ato te biznesit”, theksoi Berisha ne perfundim te fjales se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›