E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafa: Nuk do te lejojme qe zgjedhjet te jene si Gerdeci

Pergjegjesia se kush po vonon realizimin e reformes zgjedhore po kalon nga nje kamp politik ne tjetrin. Deputeti socialist Fatmir Xhafa menjehere pas akuzave te kryeministrit Sali Berisha, se selia roze po zvarrit reformen elektorale, tha se eshte maxhoranca ajo qe po vonon kete reforme. “U bene dy jave qe Partia Socialiste ka kerkuar ne menyre te perseritur ngritjen e komisionit te posacem parlamentar per Kodin Zgjedhor. Eshte maxhoranca ajo qe nuk po vepron”, replikoi ne distance Xhafa. Sipas tij, Kodi zgjedhor nuk mund t’i ngjaje vendimit te qeverise per shitjen e fishekeve dhe zgjedhjet e ardhshme nuk mund dhe nuk do te jene Gerdeci elektoral. Xhafa kerkoi angazhime konkrete, e jo deklarata shtypi per ceshtjen e reformes. Duke bere keshtu pergjegjes direkt shumicen ne Kuvend per vonesat ne permiresimin e kodit sipas standardeve te kerkuara nderkombetare. “Kodi Zgjedhor eshte nje pune shume e rendesishme qe kerkon angazhim serioz dhe jo batuta”, vijoi Xhafa. Deklaratat e forcave politike bien ndesh me premtimet qe ato kane bere per ta realizuar reformen brenda muajit korrik. Praktikisht nje gje e tille eshte e pamundur, pasi per permiresimin e kodit kerkohet nje kohe me e gjate. Duke marre parasysh perplasjet politike por dhe ndryshimin thelbesor qe i nevojitet kodit, eshte e paarritshme permiresimi i tij brenda nje muaji. Ajo cka partite kane mundur te realizojne deri me sot per reformen zgjedhore ne nje vit, eshte vetem ndryshimi i Kushtetutes per sistemin zgjedhor. Ne prill te ketij viti, Kuvendi me shumice votash vendosi qe zgjedhjet te zhvillohen sipas sistemit proporcional rajonal. Por asnje presje nuk eshte mundur ti ndryshohet Kodit Zgjedhor. Nje paralize e tille ne kete reforme, po ndihet dhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ky institucion eshte i detyruar qe zgjedhjet e pjesshme, te pritshme ato ne komunen Kashar, ti realizoje me kodin aktual. Ky kod do te permiresohet ne pjesen me te madhe te neneve te tij. Nga roli i partive politike ne komisionet zgjedhore, organizimi i zgjedhjeve e deri tek procesi i animimit te rezultatit perfundimtar ne Kolegjin Zgjedhor. Per tu arritur standardet qe kerkohen nga nderkombetaret, kodi i ri duhet te jete gati te pakten 6 muaj para zhvillimit te zgjedhjeve. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›