Lehtesohet ekia

Përballja me Greqinë solli dy shqetësime të rëndësishme për trajnerin Mihal Bilek. Çekia e tij pësoi dëmtimin e dy prej lojtarëve më të mirë, portierit Petr Çeh dhe lojtarit ofensiv Tomas Rosicki, por lajmet nga mjekët janë të mirë.
Të dy të dëmtuarit ui nënshtruan vizitave të detajuara mjekësore dhe doli se ata nuk kanë dëmtime të rënda madje mund të jenë gati për ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj Polonisë, që do të përcaktojë njërin nga çerekfinalistët.
Skuadra e trajnerit Bilek ka një fitore dhe një humbje në turne dhe ndoshta i mjafton një barazim ndaj polakëve vendas për të kaluar grupin.
Natyrisht, asgjë nuk është e lehtë pasi Polonia tregoi rritje ndaj Rusisë dhe do të ketë përkrahjen e publikut vendas në stadiumin e Varshavës. Aq më shumë, skuadra çeke është nën presion të madh pasi trajneri Bilek ka marrë shumë kritika për taktikat e tij, ndërsa sulmuesi Barosh është ngacmuar nga tabloidët që kanë botuar foto jo të përshtatshme të tij.
Gjithsesi, mjeku Petr Kolar thekson lajmin e mirë. “Bëmë rezonancë magnetike dhe me ultratinguj dhe nuk gjetëm dëmtime ligamentesh për Rosickin dhe Çehun, - tha ai, - po ashtu si edhe në rastin e Milan Baroshit”.