E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia stervitje tronditese

Përveç humbjes përballë Ukrainës dhe zemërimit të Zlatan Ibrahimoviç ndaj shokëve të ekipit, ka më tepër. Suedia vazhdon të përbëjë lajm gjatë Euro 2012-ës. Bomba më e fundit ka ardhur nga e përditshmja “Expressen”, që në faqen zyrtare në internet ka publikuar një video mjaft të diskutueshme.
Skena është filmuar në një prej stërvitjeve të fundit të skuadrës së drejtuar nga Erik Hamren. Në imazhet mjaft tronditëse, dallohet portiere I dytë I skuadrës, Johan Viland me pantallonat e ulura, ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta godasin në zonat e poshtme të trupit.
Trajtimi tronditës ka ardhur në formë ndëshkimi për faktin se në të njëjtën seancë stërvitore “gardiani” ka goditur keq një top, ndërkohë që disa futbollistë tentonin që në formë rrethi ta xhonglonin sferën pa rënë në tokë.
Metodat stërvitore me stil ushtarak që përdoren në përfaqësuesen suedeze kanë nxitur shumë debate në vendin nordik, madje janë të shumë ata që flasin për terror psikologjik ndaj skuadrës, edhe pse në fakt duket sikur të gjithë lojtarët, përveç portierit Viland janë argëtuar nga ndëshkimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›