E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko: Fansat e Manchesterit janë vetëm të Cityt

Sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Edin Dzeko, ka filluar të nxisë armiqësi në radhët e klubit rival Manchester United me të ardhur në klub.

Boshnjaku dje edhe zyrtarisht u shfaq si lojtar i Cityt dhe menjëherë ka dashur t`i impresionojë tifozët e klubit të ri duke hedhur fjalë për klubin rival.

“Kam dëgjuar shumë për fansat dhe se shumica e njerëzve nga Manchesteri janë fansa të Manchester Cityt. Nuk di shumë për rivalitetin, por kam dëgjuar se derbi i qytetit është diçka i veçantë”, ka thënë sulmuesi 24-vjeçar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›