E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetimin e videos

Prokuroria e përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht nisjen e hetimeve për videon skandal qe implikon zv/kryeministrin dhe ministrin aktual te ekonomisë, Ilir Meta. Zyra e kryeprokurores sqaron se procedimi penal është regjistruar ne Prokurorinë e Tiranes, pas shfaqjes se materialeve filmike, ku dallohej qarte biseda mes zotit Meta dhe ish-ministrit te ekonomisë, Dritan Prifti. Akuza zyrtare është ajo e "korrupsionit pasiv te funksionareve te larte shtetërorë", te "korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shtetërorë", si dhe për veprën penale te "shpërdorimit te detyrës". Ne funksion te këtij procedimi, prokuroria e rrethit gjyqësor tirane, ka vendosur te sekuestrohet kaseta filmike, qe do te përdoret si prove materiale. Njëkohësisht, paralelisht me këtë sekuestrim, grupi hetimor i ngritur me këtë qellim, po kryen edhe veprimet e nevojshme hetimore.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›