Leja fetare per politike Nga Albin Kurti
Ne Serbi ceshtjet fetare nuk jane jopolitike. Perkundrazi. Vizita e Ivica Daciqit ishte politike pikerisht pse ishte fetare dhe jo vetem pse ai beri deklarata politike. Ivica Daciq, Minister i Puneve te Brendshme te Serbise, e qe njekohesisht eshte edhe zevendeskryeminister, mori leje nga Qeveria e Kosoves per te hyre ne Kosove. Sigurisht qe Daciqi nuk ka kerkuar leje nga Qeveria e Kosoves. Po te ekzistonte kerkesa me te cilen Daciqi i drejtohet Qeverise sone per leje, atehere do ta kishim pare ate dokument ne lajmet qendrore te RTK-se. Por, sic e dime, nuk e pame. Pra, e dime dhe e pame qe Qeveria e Kosoves i dha leje, por nuk e dime e nuk e pame kerkesen per leje. Ivica Daciq mbase ka kerkuar leje nga EULEX-i, KFOR-i dhe Perfaqesuesi Special i BE-se (si njera prej dy kapelave te Pieter Feithit) pasi qe asnjera nga keto instanca nuk e pranon pavaresine e Kosoves. Mirepo, s'kemi se si te besojme qe ai kerkoi leje nga Qeveria e Kosoves per te hyre ne Kosove.
Ivica Daciq nuk ka problem me EULEX-in i cili u shtri ne Kosove ne dhjetor te vitit 2008 vetem pas 6 Pikeshit te Ban Ki-moonit qe paraqiste marreveshje te re ndermjet Serbise dhe OKB-se per Kosoven. Per me teper, ne shtator te vitit 2009, shefi i policise se EULEX-it, Rainer Kuehn, dhe zevendesdrejtori i policise se Serbise, Branislav Mitroviq, paten nenshkruar nje protokoll per bashkepunim policor. Ivica Daciq nuk ka problem as me KFOR-in, qendrimi i te cilit ne Kosove bazohet ne Marreveshjen e Kumanoves te 9 qershorit 1999 te bere me gjeneralet serbe te ushtrise jugosllave. Dhe, nuk ka problem as me PSBE-ne qe shpreh dominimin e pakices prej pese shteteve qe nuk e njohin pavaresine e Kosoves ne BE-ne qe vepron me konsensus. Ivica Daciq ka probleme pikerisht me Qeverine e Kosoves meqe ajo nominalisht eshte e Republikes se Kosoves. Mirepo, per dallim nga ai, Qeveria e Kosoves duket se nuk ka probleme me Ivica Daciqin. Qeveria e Kosoves dakordimin e saj me lejen e EULEX-it, KFOR-it a PSBE-se po e interpreton tash si leje te saj, duke u perpjekur keshtu qe te duket tamam si Qeveri para qytetareve te Kosoves. Qeveria e Kosoves eshte deshperueshem e uritur qe te duket se po njihet nga Daciqi saqe nxitohet qe ta njohe Daciqin dhe t'i siguroje atij percjellje sigurie me police shqiptare. Kjo menyre e Qeverise se Kosoves, e praktikuar me heret edhe ndaj Koshtunices, Tadiqit etj., ndodhet tashme pertej politikes se saj dhe paraqet vete fene e Qeverise se Kosoves. Prandaj edhe leja e saj, se paku deklarativisht, bazohej ne besim (ndaj Daciqit qe thuhej se s'do te beje deklarata politike).
Ne kohen e Slobodan Milosheviqit, Ivica Daciq ka qene zyrtar i larte dhe zedhenes i Partise Socialiste te Serbise, partise famekeqe te njohur si SPS. Ai ka qene zeri i krimeve te Serbise ne vitet 1998 e 1999, por edhe i apartheidit ne Kosove pergjate viteve te '90-ta. Ivica Daciq i ka arsyetuar rregullisht dhe publikisht krimet serbe dhe tash si minister i brendshem i Serbise vjen ne Kosove. Qe prej kur ai eshte minister jeta e shqiptareve ne Lugine te Presheves eshte bere edhe me e rende: arrestimet e shqiptareve dhe ekspeditat ndeshkuese policore, shtypja politike, diskriminimi ekonomik dhe social i shqiptareve atje jane rritur. Perkunder kesaj, Qeveria e Kosoves ndjehet krenare qe po i jep atij leje te hyje ne Kosove.
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se kjo vizite lejohet meqe behet per qellime fetare. Nuk e kemi degjuar qe Ivica Daciq ka thene se do te beje vizite vetem per qellime fetare. Perkundrazi, mediat ne Serbi kane paralajmeruar se ai do t'i takoje edhe strukturat paralele te Serbise ne Gracanice. Por edhe sikur ai te kete thene qe kjo vizite behet me arsye fetare, megjithate jane dy probleme te pakapercyeshme ketu. Se pari, kjo do te thote qe Qeveria e Kosoves i beson Ivica Daciqit. Dhe, se dyti, dihet qe tradicionalisht institucionet fetare te Serbise kane qene gjithmone me politike edhe se vete institucionet politike te saj. Kisha serbe bashke me Akademine e Shkencave dhe Arteve te Serbise si dhe me ushtrine, policine dhe sherbimin sekret serb, i kane definuar dhe orientuar te gjitha qeverite e ndryshme te Serbise gjate shekullit XX. Ne Serbi gjithnje ka ekzistuar nje politike shteterore qe i ka percaktuar politikat qeveritare dhe jo anasjelltas. Karakteri i shtetit te Serbise gjithmone ka qene gershetim i religjionit, politikes dhe fuqise, porse punet i kane pasur te ndara: akademia ka planifikuar, kisha ka bekuar ndersa ushtria e policia kane ekzekutuar. Edhe ata qe s'kane lexuar e kane perjetuar kete gje (sidomos ne luften e fundit). Kur policia lidhet me kishen, si me rastin e Ivica Daciqit dhe vizites se tij te 'pafajshme' ne Manastirin e Gracanices, nuk ka se si te mos na kujtohet e kaluara e hidhur. Fakti qe vizita e ministrit te brendshem serb Daciq thuhet te jete bere per qellime fetare do te duhej te ishte nje argument me shume pse nuk eshte dashur te lejohet ajo. Ne Serbi ceshtjet fetare nuk jane jopolitike. Perkundrazi. Vizita e Ivica Daciqit ishte politike pikerisht pse ishte fetare dhe jo vetem pse ai beri deklarata politike.