Lejdi Gaga, sekreti i trupit seksi dhe me muskuj
Ajo ka trupin e një skulpture të kuruar me kujdes dhe gjithçka është meritë e stërvitjes intensive, aq sa nuk është dëgjuar të ankohet kurrë. Sekretet e këngëtares Lejdi Gaga i rrëfen trajneri i saj personal Harkli Pasternak, në një intervistë ekskluzive për “In Touch Weekly”. Një vit më parë erdhi tek unë dhe tha se donte të kishte një trup perfekt, krahë të formuar dhe këmbë të bukura, rrëfen trajneri, i cili është gjithashtu është edhe autor i vëllimit të suksesshëm “5-Factor World Diet” – Ajo nuk ka shumë kohë. Seancat e stërvitjes janë të shkurta, zakonisht zgjasin deri në 30 minuta, por fakti që zhvillohen 5 herë në javë, bën që të ketë rezultat të mirë. Ushtrimet janë të lodhshme, intensive, por ajo është e vendosur dhe nuk ankohet kurrë”. Lejdi Gaga ka mundur që për një kohë të shkurtër të jetë imazh i femrës së suksesshme dhe kjo falë ndërthurjes së talentit me fizikun për t’u pasur zili. Sipas Pasternak ajo ka një raport të mirë me fizikun dhe i lejon vetes të veshë çfarëdo lloj gjëje në çdo moment.
21 Prill 2010