David Tukiçi sjell në TOB legjendën “Jeta është ëndërr”
Dilema mes fatit të parashkruar dhe lirisë së zgjedhjes për jetën ka në thelb premiera botërore "La vitta è sogno" (Jeta është ëndërr), një vepër lirike, legjendë në tre akte që David Tukiçi e ka kompozuar mbi një dramë lirike të dramaturgut të njohur spanjoll, Pedro Calderon de la Baca me koreografi të mjeshtrit Agron Aliaj, regji të Alfred Trebickës dhe mjeshtër special i përgatitjes Genc Tukiçi. "La vitta è sogno" (Jeta është ëndërr) është vepra e radhës, që sjell sërish në skenën shqiptare vëllezërit David dhe Genc Tukiçi. Prej kohësh ata zhvillojnë prova, me solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit, për t`i dhuruar publikut shqiptar e gjithë adhuruesve të tingujve klasike, katër mbrëmje artistike plot emocione, përgjatë datave 29-30 Prill dhe 1-2 Maj. Janë bij të një artisti të madh e gjithashtu edhe ata vete kanë krijuar emër në historinë e muzikës shqiptare, duke qenë të pranishëm në skenën shqiptare me koncerte, ku në ardhjen e tij të fundit për realizimin e një koncerti në bashkëpunim me Orkestrën e RTSH, prezantoi gjithashtu në TKOB, edhe projektin në fjalë “La vita e sogno”. Kjo e fundit (Jeta është ëndërr), një vepër lirike që David Tukiçi e ka kompozuar mbi një dramë lirike të dramaturgut të njohur spanjoll, Pedro Calderon de la Baca. “Jeta është ëndërr”, një vepër lirike që ai e ka kompozuar mbi dramën e Pedro Calderon de la Baca, dramaturg spanjoll. "Për këtë vepër i kërkova libretistit italian Giacomo Carbone që ta kthejë në vargje. Është një operë legjendë me tri akte, për të cilën kam punuar tre vjet”- është shprehur Tukiçi. E ndërkohë që në datat e sipërpërmendura ai e sjell të realizuar në skenën shqiptare së bashku me të vëllanë, Genc Tukiçi, si një bashkëpunim me disa nga solistët më të mirë të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku ky i fundit si një prej institucioneve më të rëndësishme artistike e kulturore në vend ka sjellë për publikun e kryeqytetit e më gjerë koncerte e premiera të rëndësishme. Në këtë mënyrë janë ngjitur në skenën tonë artistë të njohur shqiptarë e të huaj, përfshi këtu këngëtarë, balerinë, kompozitorë, regjisorë e dirigjentë. Por herën e fundit të ardhjes së tyre në skenën shqiptare ata i dhuruan publikut të kryeqytetit një mbrëmje të veçantë muzikore, të mbushur plot emocione. Dhe kjo në sajë të një koncerti të veçantë, me repertor krejtësisht shqiptar që ka zbritur në skenën në skenën e Akademisë së Arteve. Vëllezërit Tukiçi në një bashkëpunim me Orkestrën e RTSH-së dhe me dirigjentin francez Dominique Rouits, kanë sjellë krijimtarinë e tyre, të realizuar në sajë të përshtypjeve e emocioneve të marra në kohë të ndryshme. Ndërkohë që vepra “La vita e sogno” (“Jeta është ëndërr”), e kompozuar kompozitori i njohur David Tukiçi, fton gjithë admiruesit e muzikës klasike të ndjekin për 4 net me radhë, një vepër lirike me tre akte, e cila nën interpretimin e disa prej solistëve më të mirë të TKOB do t`u dhurojë emocione të veçanta.
Liberti
Libreti është shkruar nga Giacomo Carbone, çmim Flajano në vitin 1998, dhe David Tukiçi. Calderon de la Barca një nga dramaturgët më të mëdhenj spanjollë, e ka shkruar veprën “ Jeta është ëndërr” nga 1532 deri në 1536. Kjo dramë nuk është muzikuar asnjëherë, ndërkohë që është vepra më e publikuar dhe prezantuar në Europë, veçanërisht në vendet ku mbizotëronte regjimi socialist, duke qenë se Calderon ka zgjedhur Poloninë si vendin ku zhvillohen ngjarjet e dramës. “Jeta është një Ëndërr” ka disa këndvështrime interpretimi; Filozofik – për meditimin torturues që përcjellë mbi vështirësitë e lirisë njerëzore. Religjoz –tërheq vëmendjen ndaj dëmeve që mund të vijnë si rrjedhojë e sjelljeve të pakontrolluara. Moral- mes pasionit e arsyes duhet të triunfojë respekti për ligjet dhe përparimet morale. Politike- Të tregon rrugën se ku mund të të çojë shpërdorimi i lirisë. Gjithashtu, nxjerr në pah dilemën mes fatit të parashkruar dhe lirisë së zgjedhjes për jetën tënde, duke sugjeruar se njeriu mund të përkushtohet për të ndryshuar rrjedhën negative të fakteve dhe së fundi, është një protestë kundër dhunës sociale e cila mbyt lirinë individuale, që mund të realizohet vetëm brenda dimensioneve ëndërrimtare. Maestro Tukiçi e ka ndryshuar libretin duke i shtuar skemës së ëndrrës, balet në Aktin e II, si dhe ka nënvizuar në fundin e operës idenë që dashuria e vërtetë jeton dhe pas vdekjes.
21 Prill 2010