E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejdi Gaga, votohet si këngëtarja më e çuditshme



Lejdi Gaga është votuar si këngëtarja më e çuditshme në shoubiznes, për videoklipin e saj provokues “Paparazzi”. Në videoklip, këngëtarja paraqitet e ulur në një karrocë dhe thotë se ka vrarë të dashurin e saj. Ajo madje vari veten gjatë performancës së kësaj kënge në MTV Video Music Awards. Këto veprime të këngëtares i kanë drithëruar fansat, të cilët e kanë votuar atë si këngëtaren më të çuditshme në top-listat muzikore.
Videoklipi i Majkëll Xheksonit, “Thriller”, dhe ai i grupit “Slipknot”, “Wait and Bleed”, po ashtu kanë kryesuar listën e faqes Muzu.tv, ndërkohë që në top-dhjetësh janë përfshirë edhe “Nirvana”, “Prodigy” dhe Merlin Manson.

4 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›