E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leje nga burgu i Peqinit, arratiseti dënuari me 10 vjet burg

Të tjera rreth shkrimit Precendeti, arratisja e Ilri Avdillarit PEQIN - Një i burgosur në burgun e Peqinit, me origjinë nga Selenica e Vlorës, ka thyer lejen e dhënë nga autoritetet e institucionit ku vuante dënimin dhe nuk është kthyer më në të. Policia është në kërkim të personit të quajtur Romeo Rustemaj.

Rustemaj ishte dënuar me 10 vjet për vrasje në rrethana të cilesuara të një oficeri policie. Ishte hera e parë që përfitonte një leje shpërblyese. Leja i ishte dhënë në datën 7 maj dhe sipas afatit, duhej të kthehej dje në orën 13:00. Kjo ka detyruar policinë të ushtrojë kontroll në banesë. Policia ka zgjeruar kërkimet por deri në oret e vona të mbrëmjes nuk kanë rënë në gjurmët e të arratisurit.

GRANATA E HEDHUR NE SELENICE
Rustemaj ishte dënuar me 10 vjet për plagosje me granatë të tre personave në vitin 2009 në Selenicë të Vlorës.
Romeo Rustemaj është dënuar për një ngjarje të ndodhur më 11 prill 2009 në Selenicë të Vlorës, pas një sherri me dy grupesh rivale. Debati nisi në një lokal ku të rinjtë kanë qenë duke konsumuar alkool. Më pas konfliktit verbal, të rintjë janë konfrontuar fizikisht dhe më pas janë tre të rinjtë janë kthyer me një granatë në dorë të cilën e kanë shpërthyer jashtë lokalit. Nga shpërthimi u plagosën Ervis Alushi, Gentian Abazi dhe Edison Ademi. Tre autorët Mikel Harizaj, vëllai i tij Agim dhe Romeo Rustemi janë larguar për tu arrestuar disa orë pas ngjarjes.  Fillimisht u arrestua Agim Harizajn ndërsa Romeo Rustemaj u arrestua dy dite pas plagosjes se trefishtë.

PRECEDENTI NE FUSHE KRUJE
Pak ditë më parë një tjetër i burgosur nuk u kthye nga leja. Ilir Avdillari, i njohur si anëtar i bandës së Yzberishtit ishte larguar nga burgu i Fushë Krujës me leje, por nuk ishte kthyer. Avdillari, i dënuar me 20 vjet burg, u arrestua 24 orë më vonë, (më 11 maj).  Pas lajmit të arratisë u shkarkua  drejtori i burgut.
Lajmi u përditësua
Redaksia online
(ar.sh/a.r/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›