Zajmina Vasjari: Kësaj radhe do më shihni “hard” dhe “hot”
TIRANE - Do të shfaqet edhe “hard” edhe “hot” në klipin e saj më të ri. Zajmina Vasjari flet për veten dhe jetën e saj jashtë klipeve në këtë intervistë për “Panorama Plus”. Si ndihet në tregun e këngëtareve, në dashuri dhe ndryshimet që do të bëjë në jetë pas moshës 30 vjeç.
Zajmina, rikthehesh me një klip ku përdoret artileria e rëndë e luftës në imazhet e tij. Pse kjo ide?
Jam munduar ta përshtas me tekstin e këngës idenë e videos. Këtë e kam bërë në mënyrë që të kenë lidhje me njeri-tjetrin klipi me këngën, dhe të mos të ishin thjesht disa skena të bukura, por edhe me kuptim.
I këndon shpesh dashurisë, por në lidhje je ti që dominon apo të pëlqen të udhëheqë partneri?
Mendoj që duhet të jetë reciproke, sepse secili partner ka momentin e tij të dominimit.
Si ndihesh në konkurrencën me këngëtaret e tjera, si do ta përkufizoje garën mes jush?
Nuk e shikoj aspak si një garë. Unë mundohem ta shijoj çdo gjë në këtë profesion, të mos stresohem dhe çdo gjë negative ta shndërroj në pozitive në të ardhmen.
Jemi para zgjedhjeve, ti ke marrë ndonjë ofertë për të kënduar në koncerte të fushatës?
Po, kam marrë, madje këtë fundjavë dhe do të jem në disa qytete në koncerte nëpër sheshe.
Cila është jeta që bën jashtë kamerave, në cilat vende i merr ftesat më të shumta për koncerte?
Jeta ime në këtë periudhë është shumë e ngarkuar me aktivitete. Ftesat më të shumta për mbrëmje muzikore janë nga Kosova dhe në diasporë, kryesisht ku ka më shumë shqiptarë. Nuk di cilin vend të veçoj, pasi me të vërtetë që kënaqem dhe e shijoj në maksimum kohën kur jam diku për koncert.
Në kaq vite karrierë si vajzë ekrani, cilat janë gabimet prej të cilave ke mësuar?
Në të shumtën e rasteve kam kuptuar që nuk duhet t’u besoj gjithmonë njerëzve në qoftë se nuk dua të lëndohem. Pasi unë afeksionohem shumë shpejt me personat me të cilët shpenzoj kohë për motive pune apo çfarëdo dhe përfundimi është që shumica e tyre të zhgënjejnë, pasi janë me dy fytyra. Kërkojnë të përfitojnë prej teje dhe duan të të bëjnë keq në çdo mënyrë. Është për të ardhur keq, por biznesi i spektaklit i ka këto të meta.
(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)