Sarandë, AK: Votoni kandidatët shqiptarë kuqezi dhe jo grekët
SARANDË- Aleanca Kuq e Zi zhvilloi mitingun e radhës elektoral në qytetin e Sarandës. Përfaqësues të AK-së, i bënë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve që të votojnë kundër Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit.
Kreu i kuqezinjve, Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij ka vënë në dukje bojkotin që media të ndryshme po u bëjnë mitingjeve të AK-së, duke bërë thirrje kundër censurës mediatike.
AK apeloi që në zgjedhje të votohen kandidatët shqiptarë kuqezi dhe jo grekët, teksa ka sulmuar aktoren dhe një herë deputeten socialiste Luiza Xhuvani se ka ndërruar kombësinë nga shqiptare në greke.
(e.m/BalkanWeb)