E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Penalizim prokurimit joelektronik"

Qeveria miratoi diten e djeshme vendimin i cili i jep fund prokurimeve publike, qe nuk zhvillohen ne rruge elektronike, duke bere qe Shqiperia te jete nje nga vendet e para ne bote qe do te kryej te gjitha prokurimet ne rruge elektronike. Sipas Berishes, qeveria e ka marre kete hap te rendesishem per t'i dhene fund nje here e mire korrupsionit qe mund te ekzistoje ne fushen e prokurimit publik. "Ne vendosim ne menyre perfundimtare per te ndaluar me ligj te gjitha prokurimet publike jo elektronike. Ne dijeni time, ne behemi nder vendet e para ne bote qe ndermarrim nje hap te tille. Kjo eshte jashtezakonisht e rendesishme, sepse i japim pergjigjen e merituar korrupsionit ne kete fushe", deklaroi ne fjalen e tij, kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo eshte nje mase radikale por e rendesishme ne nje vend si Shqiperia, ku korrupsioni mbetet nje problem i rendesishem. Po keshtu, kryeministri Berisha deklaroi se punonjesit e Agjencise se Prokurimeve Publike duhet te jene te kujdesshem per sa i perket zbatimit te ketij vendimi. "Agjencia e Prokurimeve Publike nuk do te shpalle asnje tender jashte sistemit elektronik. Ata qe do te guxojne ta ndermarrin, do te zhdemtojne personalisht te gjithe shumen qe kane vendosur ne tender. Cdo autoritet kontraktues do ta kete per kenaqesi dhe duhet ta konsideroje kete, si nje shans te madh per te mbetur jashte cdo komenti", paralajmeroi kryeministri Berisha. Por nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se kjo agjenci e rendesishme per kete proces, do kishte mbeshtetjen e duhur nga ana e qeverise. "Lufta kunder korrupsionit kerkon kirurgji radikale dhe ne jemi te vendosur ta bejme. Une ftoj te gjitha autoritetet kontraktuese qe ne zbatim te detyrueshem te ketij vendimi, pra te realizimit te investimeve dhe shpenzimeve qe i kane te domosdoshem, te nisim menjehere punen", deklaroi kryeministri Berisha. Teksa ka percaktuar dhe kufijte monetare te prokurimit. Fatjona Mejdini

Ankimimi

Kryeministri Berisha deklaroi dje se, me ane te nje ndryshimi ne ligjin e prokurimit, eshte sanksionuar se cdo person qe ben nje ankese per procesin e prokurimit, do te leje nje shume te caktuar lekesh per garanci. Sipas Berishes, kjo procedure vjen per te parandaluar animimin kur ai vjen me qellimin per te bllokuar procesin.

Kufijte monetare te prokurimit

Kufiri i larte monetar:

1 200 000 000 leke, per kontratat e puneve publike.

200 000 000 leke, per kontratat publike te sherbimeve dhe mallrave.

Kufiri i ulet monetar:

12 000 000 leke, per kontratat e puneve publike.

8 000 000 leke, per kontratat publike te sherbimeve dhe te mallrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›