Leje qëndrimi në Itali për 500 euro
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Pajisja me leje qëndrimi në Itali deri dje mund të sigurohej me 500 euro. Ndërsa një leje për drejtim e mjetit mund të sigurohej vetëm për 150 euro dhe pa asnjë ditë guidë.
Por, “biznesi” i tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi janë pikasur nga policia dhe grupi i falsifikatorëve janë vënë në pranga. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se tetë persona janë arrestuar, të dyshuar për falsifikim patentash si dhe prodhimin e lejeve të qëndrimit për në Itali. Ka qenë operacioni i koduar “Trekëndëshi”, i shtrirë në tre qytete, i cili ka vënë në pranga Edmond Apostolin 48 vjeç, Ilir Fushën 53 vjeç, Mariglen Nikajn, 58 vjeç, Pirro Kostan 48 vjeç, Avni Sinametan, 27 vjeç, Menduh Koçin, 45 vjeç, Artur Tahirin, 37 vjeç dhe Julian Ginan, 38 vjeç. Operacioni është organizuar në katër qytete. Nisja është bërë në Tiranë, ku janë vënë në pranga 4 persona, ndërkohë arrestimet janë bërë dhe në Durrës, Kavajë dhe Shijak, ku jetonin personat e tjerë. Në këtë aksion policor kundër falsifikatorëve janë angazhuar një numër i konsiderueshëm forcash policie. Operacioni është bërë nga sektori Kundër Krimit Financiar në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë Operacionale dhe Patrullat e Përgjithshme të Policisë. Në pranga ka rënë dhe punonjësi i një shtypshkronje, që u shiste “lejet e bardha”, personave që i falsifikonin më pas.
Hetimet
Gjatë operacionit “Trekëndëshi” janë sekuestruar dhe pajisje të sofistikuara që shërbenin për lëshimin e dokumenteve false. Tetë të arrestuarit akuzohen se falsifikonin dëshmi aftësie të tipeve të reja për drejtimin e automjetit, leje qëndrimi italiane dhe dokumente makinash të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë. “Falë një hetimi intensiv me metodat speciale të hetimit u konkludua se falsifikimi i dokumenteve për pajisjen me leje qëndrimi italiane kryhej kundrejt shumës 500 euro, ndërsa falsifikimi i dëshmive të aftësive përkundrej 150 eurove”. Shifrat u bënë të ditura nga burime zyrtare të policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të sofistikuara, të montuara në banesat e personave të arrestuar në Shijak dhe Golem.
Të arrestuarit
Katër prej të akuzuarve, Edmond Apostoli, Ilir Fusha, Mariglen Nikaj, dhe Pirro Kosta u arrestuan në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, në momentin kur po blinin vërtetimet e hyrjes së automjeteve në doganë nga punonjësi i shtypshkronjës “Alb Shop”, nga Ilir Fusha. Gjatë hetimeve janë arritur të vërtetohen se lejet hyrjes së doganës siguroheshin kundrejt shitjes nga punonjësi i shtypshkronjës, “Alba Shop”, ku ky i fundit kishte fituar tenderin për prodhimin e vërtetimeve. Si prova janë sekuestruar 1 milion lekë shqiptare, 320 euro, 250 dollarë, 5 kompjutera, 4 skanera dhe fotokopje, 3 dëshmi të tipit të ri për drejtimin e automjeteve, të plotësuara me emra të personave të ndryshëm, 150 copë vërtetim hyrje për automjete në doganë, 23 copë dokumente në gjuhën italiane, 5 leje qëndrimi italiane të paplotësuara, 5 copë pulla franceze të paplotësuara, etj. Mbi të arrestuarit janë ngritur akuzat “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “falsifikim i letërnjoftimit, i pasaportës ose vizave”, “falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “falsifikim i akteve të zyrës së gjendjes civile”, “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “prodhimi i mjeteve për falsifikim”, të gjitha në bashkëpunim.
Policia, gjashtë akuza për ndaluarit
Policia e kryeqytetit ka ngritur ndaj tetë të dyshuarve gjashtë akuza. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë të ditur se të ndaluarit do të hetohen për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, “Falsifikim të letërnjoftimit, i pasaportës ose vizave”, “Falsifikimit të vulave, i stampave ose formularëve”, “Falsifikim i akteve të zyrës së Gjendjes Civile”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim”, të kryera në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 189,190/a/b, 191, 192, 298 dhe 25 të Kodit Penal. Ndërsa si prova për vërtimin e akuzave do të shërbejnë materialet e sekuestruara.
Të arrestuarit
1. Edmond Lon Apostoli, 48 ? vjeë, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim”
2. Ilir Reshat Fusha, 53 - vjeë, banues në Tiranë, punonjës pranë një shtypshkronje “ALB SHOP” në Tiranë.
3. Mariglen Pavlit Nikaj, 58 - vjeë banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim”
4. Pirro Vasil Kosta, 48 - vjeç, banues në Tiranë, punonjës taksi.
5. Avni Xhevdet Sinameta, 27 - vjeç, banues në Durrës.
6. Menduh Baki Koci,45 - vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Fallsifikim”
7. Artur Fadil Tahiri, 37 - vjeç, banues në Shijak
8. Julian Xhemal Gina, 38 - vjeç, banues në Golem Durrës, pronar i një lokal në Golem
Mjetet e sekuestuara
1. milion lekë shqipëtare
2. 320 euro
3. 250 dollarë
4. 5 copë Kompjutera prodhim të viteve të fundit.
5. 4 copë Skanera dhe fotokopje.
6. 3 copë Dëshmi për drejtimin e automjeteve të tipit të ri, të cilat ishin të fallsifikuara të plotesuar në emra të shtetasve të ndryshëm
7. 150 copë Vërtetim hyrje për automjete në dogane.
8. 23 copë - Dokumenta në gjuhën italiane, që përdoren për paisje të dokumentave të automjeteve
9. 5 cop - Leje qendrimi Italian te pa plotesuara
10. 5 copë Pulla franceze të pa plotesuara
11. 5 copë Pulla italiane të pa plotesuara
12. 80 copë CD të mbushura me programe të ndryshme për kompjutera
13. Materiale që shërbejnë për prodhimin e dëshmive të drejtimit të automjeteve, si leter, plasmas etj.
14. Një numër i konsiderushëm dokumentash të tjera të fallsifikuara si vërtetim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë të vulosura, të firmosura të pa plotësuara, vërtetim bashkie etj.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2008