Ana e panjohur e Tedi Papavramit
Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Tedi Papavrami iku nga Shqipëria që në fëmijëri për të t u kthyer një artist i kompletuar, me të cilin muzika shqiptare mund të krenohet.
Profesori i konservatorit të Gjeneves kthehet në atdhe sa herë i bëjnë një ftesë për shfaqje. Të shtunën në mbrëmje violinisti me famë botërore dha një koncert në Amfiteatrin Antik të Durrësit, nga ku u prit mjaft mirë.
Në fakt, Tedi ka patur një jetë të ndërthurur mes fëmijës së rritur vetëm në Parisin sqimatar dhe mikes së tij, violinës. Kur e sheh, vetiu të kap mendimi, se kush ia dha famën djaloshit që iku nga Shqipëria, kur ishte 12 vjeç.
Tedi, apo violina Tedit… Simbiozë e dyshimtë…! Pas hapjes së Shqipërisë me botën, tashmë kishte ikur koha, kur Tedit dhe familjes së tij, iu ofrua fillimisht përkëdhelja e familjes Hoxha (kur ai studionte vetëm në Paris) dhe pas kësaj rrënimi mbasi familja e tij kërkoi azil politik në Francë, ai mundi të vinte për herë të parë në Shqipëri vetëm në vitin 1993. Kësaj here si një muzikant i njohur në qarqet e muzikës pariziene, por edhe me një CV koncertore për ta pasur zili në botë. Ai u shpreh në atë kohë për shtypin se nga Shqipëria ruante kujtime të mjergullta; kujtimet e një fëmijërie me studime këmbëngulëse, por edhe të lumtur, sidomos gjatë pushimeve të verës, kur shkonte në një fshat të Himarës, e sidomos shëtitjet e gjata me motoçikletë më babain e tij. Vizitat e tij do të shpeshtoheshin pas këtij viti në Shqipëri. Pjesëmarrës në spektakle të mëdha si “Dua më shumë Shqipërinë”, një serial spektaklesh, ku dyshja e njohur Grabocka & Gjebrea do të sillte në skenën shqiptare emrat e shqiptarëve me famë në botë, si dhe një seriali koncertesh dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, shtypi i pas viteve 90, një shtyp tashmë i çideologjizuar dhe i lirë, do ta konsideronte pa ngurim Papavramin “Ambasador të Shqipërisë në botë”. Djali i Robert Papavramit, një violinist virtuoz, një ndër pedagogët më të mirë të violinës në Shqipëri, me prejardhje nga një familje aristokrate, pak a shumë kundër rrymës së regjimit komunist, tek ai që i vogël do të kultivohej një kulturë ndryshe nga ç ofronte kuadratizmi i regjimit komunist. Tashmë që jeton mes Parisit dhe Gjenevës, përkthyesi zyrtar i veprave të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, nga viti 2000, por që ka sprovuar talentin e tij edhe në film kohët e fundit, ka qenë aktiv me koncertet e tij edhe në vende të tjera, ku jetojnë shqiptarë si në Prishtinë (Kosovë), Tetovë (Maqedoni). I dashuruar sidomos pas Paganinit, ai ka interpretuar me virtuozitet nga Prokofiev, Brahms, Bach, ndërsa është fitues i disa konkurseve të rëndësishme në Francë, ku ka interpretuar në vende të ndryshme të Evropës, në Turqi, Izrael, Afrikën e Jugut, shoqëruar nga orkestrat më të mëdha të këtyre vendeve. Papavrami ka mbaruar studimet e larta në Paris (Francë), pranë “Conservatoire National Superieur de Musique”.
Ju, ngjiteni rrallë në skenën shqiptare, pse?
Është mëse e vërtetë që unë mungoj në skenën shqiptare, por jo se nuk kam dëshirë të jem present, por mungojnë ftesat për koncerte. Ndoshta është problëmi i fondeve, por të gjitha ftesat që unë kam marrë u jam pëgjigjur me kënaqësi. Emocionet që më jep skena shqiptare janë të papërshkrueshme, nuk më ndodhin në asnjë skenë tjetër botërore.
Si u ndjetë në Amfiteatrin e Durrësit?
Të them të drejtën e kam fobi të interpretoj në skena të panjohura, e kam të vështirë të ambientohem. Përveç kësaj sallat e hapura nuk janë të përshtatshme për muzikën klasike. Gjatë shfaqjes pata disa probleme në fillim, por më pas i rikuperova dhe mendoj se shfaqja doli mjaft mirë.
Sa koncerte zhvilloni në vit?
Zakonisht marr pjesë në 50-60 koncerte në vit.
Ku jetoni aktualisht?
Kam pak kohë që e kam lënë parisin dhe po jetoj në Gjenevë. Më pëlqen shumë ky qytet, ka më pak zhurmë dhe mund të punoj më qetë.
Cili është temperamenti juaj?
Jam shumë impulsiv, i komplikuar, në ndryshim nga ajo që tregoj në pamje. Muzika që unë interpretoj kërkon nervozizëm, energji dhe unë s mund të jem i qetë.
Cila ka qenë ftesa e parë që keni marë për koncert në Shqipëri?
Ka qenë vitin që kaloi, në shtator, ku unë mora një ftesë nga një koncert në Gjirokastër. Vija në Shqipëri pas 7-8 vjetësh, por pas këtij evenimenti, ftesat për koncerte janë bërë më konkrete.
Si e keni ndjerë veten si model dhe aktor?
Unë e kisha vështirë të pozoja si model; nuk jam model, më kanë fotografuar me violinën time, kur unë kam qenë i përqendruar tek ajo. Ndërsa, më pak i vështirë ka qenë roli i violinistit në filmin “Les Liaisons Dangereuses”, një serial televiziv i shfaqur në TF1.
Ç mund të na thoni për përkthimnin e Kadaresë?
Librin e Kadaresë “Dantja i pashmangshëm” ose (Një histori e shkurtër e Shqipërisë me Dante Aligierin), i cili është përkthyer me titullin “Dante, l inconturnable” ou (“Brève historie de l Albanie avec Dante Alighieri”) është pritur mjaft mirë nga mijëra lexues, ndërsa shtypi francez i ka bërë shumë jehonë këtij libri, kjo më bën të ndihem mirë dhe të kuptoj që kam bërë një punë të vlefshme.
Me kë jeton Tedi Papvarami?
Jetoj me bashkëshorten time francezo-zviceriane, më të cilën jam martuar që në vitin 2000. Ajo më ndihmon shumë në punën time, por edhe unë ndikoj pozitivisht me muzikën time në profesionin e lodhshëm të saj, pasi është psikiatre.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2008