Meta Rama kerkon te kontrolloje bizneset ne Tirane
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta kritikoi dje qendrimet e kryetarit te PS-se Edi Rama per mospjesemarrjen ne zgjedhjet vendore. Ne nje takim te zhvilluar me drejtues te strukturave dhe elektoratin e LSI-se ne Pogradec Meta vuri ne dukje se kreu i PS-se po perpiqet te krijoje precedent te papranueshem per zgjedhjet ne vend. Ne nuk do te zmbrapsemi perballe qendrimeve te perseritura te kreut te PS-se per zgjedhjet vendore. Edhe ne zgjedhjet vendore te vitit 2007-s kreu i PS-se nuk pranonte te hynte ne zgjedhje sepse i trembej votes se qytetareve - tha Meta ne takimin me elektoratin e qytetit te Pogradecit. Kreu i LSI-se akuzoi kreun e PS-se se me kete manover politike kerkon te shtyjne mandatin ne krye te Bashkise se Tiranes gje qe sipas tij eshte ne kundershtim me ligjin. Ai theksoi se kreu i PS-se kerkon qe me ane te bashkise se mbaje nen kontroll bizneset dhe grupin e biznesmeneve qe jane deputete ne Partise Socialiste. Rama kerkon shtyrjen e zgjedhjeve vendore per te mbajtur nen kontroll bizneset dhe ndertuesit dhe per te mbajtur nen kontroll biznesmenet deputet te Partise Socialiste - tha Meta ne fjalen e tij. Gjate takimit kreu i LSI-se u ndal edhe ne pergatitjet qe po behen nga kjo parti per zgjedhjet vendore. Ai kerkoi nga strukturat e LSI-se qe te zgjedhin kandidatet qe jane me te pershtatshem dhe me gjitheperfshires per komunitetin. Nder te tjera Meta shtoi se rendesi duhet tu kushtohet jo vetem kandidateve per njesite vendore por edhe anetareve te keshillave bashkiake. Meta tha se programi i LSI-se duhet te misherohet qarte ne keto zgjedhje vendore duke pasqyruar realitetet e seciles njesi vendore. Ne kete kontekst Meta u shpreh se LSI-ja ka perparesi te saj marrjen e nje rezultati se me pozitiv ne Pogradec. LSI-ja eshte gati per tete majin dhe Pogradeci eshte prioriteti yne - tha sot kreu i LSI-se.