"Lejet e ndertimit, Rama po mban peng qytetin e Tiranes"
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha akuzoi dje kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama per korrupsion per sa i perket lejeve te ndertimit ne kryeqytet. Deklaratat e kryeministrit, erdhen pergjate fjales se mbajtur ne ceremonine e shperndarjes se lejeve te legalizimit per disa objekte te formalizuara. Sipas kryeministrit Berisha, Rama ka toleruar ne cdo lloj informaliteti ne Tirane, me qellimin e thjeshte per te perfituar nga kaosi qe ka shkaktuar vete. "Eshte e lehte te qortosh dhe une nuk jam kunder qortimit te komunave perreth, por nuk ke goje te flasesh kur mban peng qendren, kur ne cdo rruge dhe ne cdo rrugice, ke toleruar dhe ke krijuar informalitetin dhe kjo, vetem per ta vjele dhe per ta mjele, per asgje tjeter", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, Tirana me shume se kurre po vuan nga kaosi i korrupsionit te shkaktuar nga kryebashkiaku i saj. "Imagjinoni qytetin e Tiranes, ne te cilin 10 mije apartamente shtesa mbaheshin peng, nga bashkia e qytetit per t`u vjele e per t`u mjele dhe per asgje tjeter", tha Berisha. "Cfare te pengonte te jepje lejen, cfare te pengonte te regjistroje shtesen e pallatit me leje? Pra fenomeni ka vuajtur shume edhe nga kanceri i korrupsionit. Ne kete aspekt, Tirana eshte modeli me i shemtuar, jo vetem qe nuk legalizohen shtesat e pallateve, por sot nuk dorezohet Plani Urbanistik i kryeqytetit, i financuar teresisht nga Banka Boterore", tha Berisha. Per te cilin, plani nuk dorezohet se llokmat e tij duhet te kopsiten dhe te ndahen ne klane qartesisht te lidhura koke e kembe me kryetarin e bashkise, i cili pasi vendosi ketu sistemin, me te turpshem te lejeve te ndertimit, prej 355 ditesh dhe e renditi Shqiperine ne vendin e 176 ne bote, ne rrethin e 9-te te ferrit te Dantes per korrupsionin, tani na mban peng dhe Tiranen me Planin Urbanistik, sikur ta kishte placke personale dhe jo plan qe ka te beje me jeten e cdo qytetari me jeten e femijeve tane, ka te beje me jeten shoqerore, ekonomike e te gjithanshme te qytetit. Kjo ka qene nje nga ceshtjet ku kryeministri Berisha u ndal me gjate. Ai kembenguli se Plani i Tiranes, qe pritet te dorezohet, i ka krijuar favore miqve te Edi Rames dhe eshte i ndertuar mbi baza interesi dhe korrupsioni. "Ka frike ta dorezoje sepse u ka dhene dhjetera e dhjetera hektare toke publike, qe s`do te munde te perdore dot nje centimeter, kompanive Edil ose Ed-il", argumentoi kryeministri Berisha, mbi arsyet e mungeses se nje Plani Urbanistik per Tiranen. Sipas Berishes, nisur nga gjendja e rende bllokuese qe ka pushtuar kryeqytetin nga mungesa e ketij plani, te paret qe duhet te reagojne jane vete ndertuesit. "Zoterinj ndertues duhet te ngrini zerin tuaj, nuk duhet te kurboheni kaq lehte, sepse nuk jeni bere ndertues as nga Sali Berisha as nga Edi Rama jeni bere ndertues me gjenine tuaj krijuese", ju beri thirrje kryeministri Berisha, ndertuesve ne kryeqytet ne lidhje me nevojen e nje Plani Urbanistik per Tiranen. "Zoti Memia ju njohu me te gjitha statistikat, keshtu qe une nuk po ndalem tek keto statistika, por edhe njehere dua t`ju pergezoj te gjitheve ju, qeveritaret vendore, te gjithe dikasteret qe kane bere kete pune, qe ne sot te ndajme gezimin e madh me pronaret, me pronaret e shtepive dhe oborreve te tyre", tha Berisha.