Poni: Lista e votuesve, publike per te gjithe, jane dhe qendrat e votimit
Te gjithe qytetaret shqiptare tashme kane mundesine qe nepermjet internetit te kerkojne qendren e votimit qe do te perdorin ne zgjedhjet e 28 qershorit. Keshtu lajmin e beri te ditur zevendesministri i Brendshem, Ferdinant Poni, sipas te cilit tashme listat e votuesve ishin publike per te gjithe. Sipas Ponit, listat e zgjedhesve mund te gjendeshin shume lehte ne faqen zyrtare te internetit te Ministrise se Brendshme dhe per kete, mjafton te klikohet ne kete faqe zyrtare. "Nga listat e afishuara ne kete faqe, shtetasit do te mund te gjejne adresen zgjedhore, qendren e votimit ku do te votojne, si dhe njesine perkatese, mjafton te bejne disa veprime te thjeshta dhe te shpejta, fale edhe teknologjise se perdorur", njoftoi zevendesministri i Brendshem ne nje deklarate per median. Sipas Ponit, nxjerrja e listave ne faqen e Ministrise ne kohe dhe kaq saktesisht, eshte nje ndihme e madhe dhe nje tjeter plotesim i standardeve te kerkuara nga Kodi Zgjedhor per zgjedhjet qe shqiptaret i presin aq shume, te jene te standardeve te larta. Nga ana tjeter Ferdinant Poni deklaroi se me dergimin te ketyre listave ne te gjitha njesite vendore, perfaqesuesit e ketij pushteti, duhet te vazhdonin punen me tej ne menyre qe te zgjedhjet e ardhshme te kishin standardet e kerkuara te lirise dhe ndershmerise. Po keshtu Poni, deklaroi se tashme keto lista jane te vlefshme edhe per Komisionin Qendror Zgjedhor. Keshtu, qe nga dita e djeshme te gjithe ata shtetas qe kane mbushur moshen 18 vjec, mund te gjejne emrin e tyre ne listen e zgjedhesve. Sipas Ponit listat jane ne Eebsite-in qe nga data 5 mars dhe keto dite ato do te publikohen prane cdo njesie te qeverisjes vendore. Perbri emri te cdo votuesi do te jete kodi i tij personal, por dhe adresa ku ai duhet te drejtohet per te votuar ne daten 28 qershor.