E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Projekti i Berishes, rrenimi i imazhit te Tiranes"

Kryetari i bashkise se Tiranes, njeheresh kryetar i Partise Socialiste, Edi Rama i ka dhene menjehere pergjigje kryeministrit Berisha, ne lidhje me akuzat per korrupsion me lejet e ndertimit. "Berisha vazhdoi projektin e vjeter, ate per rrenimin e imazhit te bashkise se Tiranes, packa se ky projekt eshte denuar nga vete opinioni tiranas", deklaroi Rama ne konferencen per mediat. Edi Rama akuzoi Berishen se e ka kthyer kabinetin e tij ne nje tufe sherbetoresh, duke anashkaluar sherbimet ndaj popullit. "Fatkeqesisht Shqiperia sot nuk e ka kryeministrin qe i duhet, por kjo flet qarte per deshtimin e njeriut qe drejton qeverine. Pasi ai s'ka zgjedhur njerez qe i sherbejne popullit, por ka krijuar nje oborr sherbetoresh... Jam i bindur se Sali Berisha, do ta marre pergjigjen ne 28 qershor", tha ne fund te fjales se tij Rama. Kryeministri Berisha akuzoi sot Edi Ramen, per korrupsion me lejet e ndertimit ne kryeqytet. Gjate ceremonise se organizuar sot ne mesdite nga ALUIZNI per shperndarjen e certifikatave te para te legalizimit, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kundershtarit te tij politik, qe drejton Bashkine e Tiranes. "Rama nuk ka dhene asnje leje ndertimi, por perkundrazi e ktheu Tiranen ne model te korrupsionit", tha Berisha. Kreu i qeverise vazhdoi me tej deklaraten me faktet se Rama, nga frika se mos i zbulohen pazaret, nuk dorezoi planin urbanistik te Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›