KE: Shqipëria progres në ekzekutimin e vendimeve të gjykatës ndërkombëtare
Autori i Lajmit: Redaksia
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës bëri publik dje publik një qëndrim lidhur me progresin e arritur nga Shqipëria në ekzekutimin e disa vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhur kryesisht me kohëzgjatjen e procedurave civile dhe mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të brendshme – çështjet Gjonboçari dhe Marini. Qeveria shqiptare paraqiti reformat më të fundit të ndërmarra në këto fusha dhe Komiteti inkurajoi autoritetet të vazhdojnë përpjekjet e tyre. Megjithatë, Komiteti vërejti mungesën e vazhdueshme të mjeteve efektive për ata që ndihen viktima të procedurave gjyqësore tepër të gjata, por në pritje të ndryshimeve legjislative, vërejti edhe zhvillimet interesante më të fundit të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Së fundmi, në vijim të një çështje ku Gjykata Kushtetuese ishte në pamundësi të jepte drejtësi për shkak të një ndarje të barabartë të votave, Qeveria informoi Komitetin se Gjykata Kushtetuese kishte marrë masa praktike për të evituar këto situata të veçanta. Gjithsesi, Komiteti i Ministrave inkurajoi vazhdimin e reflektimit nga ana e autoriteteve, sidomos mbi nevojën e ndryshimit të legjislacionit mbi Gjykatën Kushtetuese. Sipas nenit 46 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të gjitha Shtetet palë angazhohen tu binden vendimeve të Gjykatës Evropiane. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës mbikqyr këtë detyrim të Shteteve
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009