E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e ndertimit, lirohet ish-deputeti

Durres- Gjykata e Durresit liron ish-deputetin demokrat, Flori Bajramaj, i vene nen akuze per "shperdorim detyre" per lejet e ndertimit te aprovuara ndersa mbante detyren e juristit dhe anetarit te KRRT-se se komunes Rashbull. Bashke me te eshte liruar edhe kreu i KRRT-se, Pasho Beqiraj, me te njejtin motivacion. Shkak jane bere raportet shendetesore qe dy funksionaret i kane dorezuar trupit gjykues nepermjet avokateve te tyre, pasi nuk mund te qendronin ne qeli per shkak te rrezikut per jeten qe u kanosej. Prokuroria ka pranuar zbutjen e mases, nga "arrest me burg", ne "arrest shtepie", deri ne perfundim te procesit gjyqesor per abuzimet me rreth 109 leje ndertimi ne zonen bregdetare, te leshuara pergjate viteve 2002-2009. Beqiraj dhe Bajramaj u arrestuan gjate operacionit te koduar "Shkembi i Kavajes" kater dite me pare dhe miratimi ishte dhene po nga Gjykata e Durresit.

Ne seancen e paradites se djeshme kane qene te pranishem vete te akuzuarit qe u liruan ne sallen e gjyqit pas lehtesimit te mases se sigurise. Sipas avokatit, ish-deputeti i legjislatures 2005-2009, 38-vjecari Flori Bajramaj, vuan nga nje semundje ne mushkri qe ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale dhe diagnoza eshte konfirmuar nga nje klinike private pak ore pas arrestimit. Akuza ka pranuar dje ndryshimin e mases se sigurise per shkak te kushteve shendetesore te Bajramajt. Dy prokuroret e ceshtjes Drini Pali dhe Alket Mersini, ne bashkepunim me trupin gjykues qe kryesohet nga Florika Hasimi, kane ndryshuar masen e sigurise.

Por akuza vuri ne dukje edhe pasojat e pakthyeshme te veprimeve nga dy te dyshuarit Bajramaj dhe Beqiraj, me demet e shkaktuara ne zonen bregdetare, ku sheshet publike ishin kthyer ne ndertime pa leje dhe pa certifikatat e pronesise. Keto shkelje ishin zbuluar nder vite edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Ish deputeti ka paraqitur para gjykates nepermjet avokatit te tij Gramoz Lika nje kartele mjekesore te leshuar nga nje studio private pikerisht ne diten qe eshte arrestuar. Ne te percaktohet se 38-vjecari Bajramaj vuan nga nje semundje e mushkerive dhe ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale. Duke marre parasysh faktin se pergjate dy viteve hetimesh Bajramaj nuk eshte larguar nga vendi per t'i shpetuar arrestimit, gjykata ka miratuar kerkesen. E njejta mase eshte marre edhe per 50-vjecarin Pasho Beqiraj, qe ka dorezuar nje raport mjekesor per semundjet e brendshme.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›