E Shtunë, 31 Tetor 2026

E spiunoi te policia, i djeg ullinjte

Tepelene- Dyshonte se bashkefshatari i tij i kishte dhene informacion policise se kultivonte hashash apo vendoste qellimisht zjarre ne pyje dhe per t'i nxjerre inatin i ka shkrumbuar parcelen me ullinj. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Koder te rrethit te Tepelenes, kur 20 vjecari Armand Hyseni, banor i ketij fshati, dyshohet se dje ka shkrumbuar parcelen me ullinj te nje familjen fqinje, duke i vendosur qellimisht zjarrin. Burime zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, bene dje me dije se ndaluan disa ore pas ngjarjes Armand Hysenin, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale te "shkaterrimit te prones me zjarr", "kanosjes" dhe "kultivimit te bimeve narkotike". Pak dite me pare policia kishte asgjesuar nje parcele me 150 rrenje hashashi qe dyshohet se i perket pikerisht 20-vjecarit.

Kane qene oret e para duke u gdhire dita e djeshme, kur banoret e fshati Koder te tmerruar kane pare se nga parcela e mbjelle me ullinj, prone e bashkefshatarit te tyre K. Sh., dilnin shtellunga tymi dhe flake. "Rreth ores 23:50 ne morem njoftimin se ne parcelen e mbjelle me peme ullinj, kishte rene nje zjarr i furishem, i cili po shkrumbonte pemet", thane burimet policore. Menjehere per ne vendngjarje kane udhetuar efektivet zjarrfikes dhe forcat e policise. "Pasi mberritem ne vendngjarje konstatuam se zjarri masiv kishte perfshire te gjithe parcelen e mbjelle me ullinj", thone burime ne repartin zjarrfikes. Te ndihmuar nga efektivet e policise dhe banore te fshatit, pas rreth 1 ore eshte bere i mundur lokalizimi i flakeve dhe shuarja e tyre.

Nga veprimet e para hetimore policia ka shfaqur dyshime se zjarrvenes i parceles me ullinj mund te ishte Armand Hyseni. "Disa dite me pare ai kishte debatuar me djalin e pronarit te parceles me ullinj, madje duke e kercenuar per jeten pasi dyshonte se ai e ka spiunuar ne polici per vendosjen e qellimshme te zjarreve ne mal, si dhe per kultivimin e nje parcele me hashash qe eshte shkaterruar nga policia ne fshatin Koder perpara disa ditesh", tha nje zyrtar i policise per "KJ". Per t'i nxjerre inatin mendohet se i ka vendosur zjarrin parceles me ullinj. Mbeshtetur mbi faktet e mbledhura policia ka bere ndalimin e Hysenit, qe akuzohet si kultivues i parceles me 105 rrenje hashash ne periferi te fshatit Koder.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›