E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Kakome, 15 te shoqeruar

SARANDE- Shperthimi i eksplozivit ne porten hyrese te fshatit turistik te Kakomese con ne qelite e komisariatit te Sarandes 15 te rinj te dyshuar si autore. Lenda plasese me peshe rreth 200 gr ka shkaktuar deme te shumta materiale, kurse te dyshuar jane banoret e fshatit Nivice, qe kane edhe konflikte pronesie me kompanine franceze dhe firmen ndertuese "Riviera". Megjithe shoqerimet e kryera nga agjentet, deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar si autor. Mesohet se shperthimi i se enjtes i ka paraprire seances gjyqesore qe eshte zhvilluar ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Sarandes per pese personat e akuzuar prej disa muajsh per vepren penale te "shkaterrimit te prones se tjetrit". Policia dhe oficer te policise gjyqesore po punojne per te gjetur autorin dhe zbardhur shkaqet e ketij akti ne kantierin e ndertimit te fshatit turistik.

B. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›