Grindet pas dehjes me bashkeshorten, shkrumbon shtepine dhe arratiset
Kurbin- Grindet me bashkeshorten, i ve zjarrin shtepise dhe kerkon ta djege se bashku me dy vajzat. Arben Doda, 40-vjec, banues ne Fushe-Milot, u shpall ne kerkim nga policia vendore pas denoncimit te gruas. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, kurse shkak mendohet se ka qene konsumimi i sasive te medha te alkoolit nga i dyshuari. Nderhyrja e fqinjeve ne kohe ka bere qe te shmanget tragjedia, kurse demet materiale jane te konsiderueshme, pasi banesa pothuajse eshte shembur nga zjarri. Doda eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe uniformat blu e shpallen ne kerkim per "shkaterrim te prones me zjarr". Burime policore te komisariatit te Kurbinit bene me dije se sipas hetimit te kryer dhe rrefimit te bashkeshortes 35-vjecare, Arben Doda eshte kthyer ne mesnate i dehur. Ka nisur te debatoje me te per kete shkak pasi eshte kritikuar. Ne grindje e siper ai ka marre lende djegese te ciles i ka vene flaken pasi sperkati shtepine dhe eshte larguar. Ne mes te flakeve, bashkeshortja ka nxjerre dy vajzat e saj te mitura, e ndihmuar ehde nga fqinjet. Fillimisht eshte lajmeruar reparti i zjarrfikesve dhe me pas policia vendore. Mesohet se te gjitha orendite shtepiake jane shkrumbuar dhe objekti eshte pothuajse i pabanuar. Gruaja me dy femijet ka mbetur ne qiell te hapur si pasoje e aktit te ndermarre nga bashkeshorti.
A. Bushi
A. Bushi