E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton perdhunimin e mesueses me torture

Tepelene- Nje i dyshuar si maniak seksual tenton per here te dyte perdhunimin e mesueses se fshatit nen kercenimin e thikes, duke e mbajtur per pese ore peng dhe torturuar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:00 te dites se djeshme ne Fshat Memaliaj te Tepelenes, kurse M. K., perfundoi ne spital ku mori edhe mjekimin pas traumes se pesuar. Por gjate ndjekjes efektiveve u eshte dashur edhe te perleshen me 26-vjecarin Xhevair Dema, banues ne fshatin Izvor, i cili ka sulmuar nje prej tyre duke e plagosur. Pas disa oresh i dyshuari eshte vene nen pranga nen akuzat e "heqjes se lirise ne menyre te paligjshme", "tentatives se perdhunimit", "goditjes per shkak te detyres" dhe "mbajtjes pa leje te armeve te ftohta".

Rreth ores 07:15 te mengjesit sipas deshmise se mesueses 26-vjecare me inicialet M. K., afer nje zone te pyllezuar, Dema i ka zene rrugen teksa ajo po shkonte ne shkollen e fshatit Izvor ku punonte. Nen kercenimin e thikes ai e ka marre me force duke e futur ne zonen e pyllezuar. "Me thike ne dore per pese ore rresht ai me keqtrajtoi fizikisht dhe psikologjikisht, duke u perpjekur te kryeje marredhenie seksuale me dhune", i ka pohuar 26 vjecarja policise. Duke ndeshur ne kundershtimin e saj, per te plotesuar deshiren e vet seksuale, i dyshuari e ka plagosur ate me thike ne pjesen e duarve dhe ne trup. "Une vazhdimisht kundershtoja duke e goditur ku te mundja, por ai vazhdonte te me ngulte majen e thikes ne zona te ndryshme te trupit", ka vijuar deshmine e saj ne polici mesuesja e fshatit ne lidhje me kete ngjarje te rende.

Pas gati pese oresh ajo ka mundur t'i shpetoje dhunuesit dhe eshte larguar me shpejtesi ne banesen e saj. E terrorizuar ka njoftuar policine e Tepelenes duke bere denoncimin per ngjarjen. Te demtuares i eshte dhene ndihma ne spitalin e qytetit, kurse nje grup efektivesh ka nisur kerkimet per te kapur te dyshuarin. Gjendja psikologjike e mesueses sipas mjekeve ka qene e renduar. Me ndihmen e 20 forcave policore te Gjirokastres dhe qenit gjurmues eshte bere lokalizimi i 26-vjecarit. "Pasi e identifikuam ku ndodhej, i beme thirrje qe te dorezohej, por gjate veprimeve per ndalimin e tij i kerkuari eshte perleshur fizikisht me forcat e policise dhe ka demtuar lehte nje punonjes policie", pershkruan momentin e ndalimit agjentet policore. Gjate hetimeve te kryera eshte zbuluar se ky ka qene rasti i dyte qe Dema ka tentuar perdhunimin e mesueses se fshatit. Efektivi i plagosur mesohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Precedenti

Ne muajin mars te ketij viti, Xhevahir Dema dyshohet se ka tentuar te kryeje marredhenie me dhune me 26 vjecaren mesuese, por nuk ia ka arritur qellimit. Per kete veper ai ndiqej ne gjendje te lire nga prokuroria. Ne cilesine e proves materiale eshte gjetur edhe portofoli i mesueses, kurse akti pergatitej prej 4 ditesh.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›