Lejet e ndertimit ne prokurori dy drejtoret e bashkise
Prokuroria ka thirrur ne prokurori dy drejtore ne Bashkine e Tiranes te cilet do te pyeten per menyren e dhenies se lejeve te ndertimit. Prej disa javesh njesia Task Force ne Prokurorine e Tiranes ka filluar nje hetim pas akuzave te ndersjella midis deputetit socialist Erjon Brace dhe deputetes demokrate Albana Vokshi per 20 perqindeshin e lejes se ndertimit dhe dhenien me koncesion te HEC-eve ne mbare republiken. Dy fletethirrje jane drejtuar ne zyrat e bashkise per administratorin dhe nje drejtoreshe te cilet pritet te merren ne pyetje keto dite nga akuza kryeqytetase. Hetuesit e ceshtjes kane sekuestruar materialin e bashkise disa jave me pare ndersa tashme per sqarime kane thirrur ne prokurori drejtoret perkates. Per menyren e dhenies se lejeve te ndertimit akuza do te ritherrase edhe Rrahman Selmanllarin dhe pronaret e truallit te ndertimit te Liqenit Artificial. I pari do te jape sqarime ne lidhje me dy deshmite kontradiktore asaj qe ka dhene para hetuesit dhe pretendimeve qe jane publikuar ne deklaraten noteriale te avokatit Genc Gjokutaj. Zyrtarisht akuza thote se permbajtja e deklarates noteriale nuk perputhet me procesverbalin e deshmise se dhene ne prokurori nga Selmanllari. Ndersa pronaret do te deklarojne gjithcka dine rreth marreveshjes se tyre me nje nga ndertuesit si dhe sasine e metrave katrore qe kane ne pronesi. Nga shqyrtimi i materialeve dhe deshmive te mbledhura deri me tani jane zbardhur edhe shkaqet e moszbatimit te kontrates se bashkepunimit mes pese biznesmeneve per ndertimin e kompleksit te kodra e Liqenit Artificial te Tiranes. Akuza thote se njeri nga aksioneret ka bere marreveshje me pronaret e tokes dhe u ka marre atyre miratimin per kryerjen e ndertimit. Mbi kete marreveshje eshte bere edhe projekti i ndertimit. Me pas duke shqyrtuar hapesiren e sheshit te ndertimit ku siperfaqja e objektit i tejkalonte te 17 mije metrat katrore prone ne zoterimin ligjor te familjes Sharra me te cilet nje nga biznesmenet kishte bere marreveshje u mendua nga ai qe nuk mund ta kryente i vetem ndertimin apo te mbulonte koston e tij. Ne deshmine e tij ne prokurori biznesmeni ka thene se ai nuk i mbulonte dot shpenzimet pasi projekti ishte tejet i kushtueshem. Ketu kane nisur edhe bisedimet per te afruar biznesmene te tjere ne fushen e ndertimit. Per te gjitha faktet e siperpermendura drejtoret e bashkise do te pyeten nese kane dhene ose jo leje per ndertimet shumekateshe dhe nese kane favorizuar ndonje biznesmen per te marre leje. Hetuesit do ti pyesin zyrtaret e bashkise nese zona ka pasur ose jo plan per rregullim territori.