Topi Nuk jam trembur nga presionet politike

Presidenti i Republikes Bamir Topi ne nje interviste per Zerin e Amerikes ka deklaruar se Presidenti asnjehere nuk eshte intimiduar nga presionet politike. Ai theksoi se pavaresisht kritikave dhe presioneve Presidenti do ta beje detyren me qetesi korrektesi dhe gjakftohtesi deri ne perfundimin e mandatit.
Zoti Topi ne Samitin e Nju Jorkut ju vini ne dukje arritjet ne vendit tuaj si pranimin ne NATO dhe hapat drejt integrimit ne Bashkimin Europian. Megjithate Shqiperia ndodhet ne nje udhekryq aspiron anetaresimin ne BE dhe nga ana tjeter ende nuk ka zgjidhur dot problemin e zgjedhjeve. Perse eshte kaq e veshtire arritja e konsensusit mes dy partive kryesore
Natyrisht qe eshte nje pyetje qe se pari i takon lidershipit te partive kryesore politike ne Shqiperi. Gjithsesi Presidenti nuk mund te rrije pa u shprehur dhe pa dhene qendrimin e tij edhe per ceshtje te rendesishme te politikes shqiptare. Natyrisht pozicioni kushtetues i Presidentit eshte qe te inkurajoje dialogun politik midis paleve por nga ana tjeter te mbaje edhe qendrimet e duhura ne perputhje me kornizen kushtetuese. Ju keni te drejte kur thoni se ende klima politike ne Shqiperi eshte e lsquotrazuar sepse ende nuk kemi nje bashkepunim substancial per reformat kryesore te cilat domosdoshmerish kerkojne nje bashkepunim dhe nje votim pertej asaj qe konsiderohet nje mazhorance e thjeshte ne Parlament. E kam fjalen ketu per ligje qe kane te bejne me sistemin e drejtesise disa prej tyre kerkojne nje shumice te cilesuar. E kam fjalen per votimin e institucioneve te rendesishme te cilat kerkojne gjithashtu nje votim me shume se ai i thjeshti kam parasysh ketu votimin per Avokatin e Popullit. Nga ana tjeter e kam fjalen per ngritjen e disa institucioneve te cilat domosdoshmerish i kerkon koha dhe funksionimi i ekonomise se tregut e funksionimi i shtetit ligjor sikurse eshte Gjykata Administrative. Mora ketu ne konsiderate dy-tre shembuj per tju thene se momenti politik shprehet pikerisht ne votimin e ceshtjeve te rendesishme te cilat kerkojne domosdoshmerish bashkepunimin midis pozites dhe opozites.
Nje prej kritikave qe i behen Shqiperise eshte shkalla e larte e korrupsionit. Cfare roli mund te luani ju si kryetar i shtetit dhe si kryetar i KLD-se ne luften kunder korrupsionit
Une mendoj se ceshtja e luftes kunder korrupsionit eshte detyrimisht nje ceshtje qe duhet te luftohet nga te gjithe nga te gjitha institucionet. Vertet Presidenti eshte kryetar i KLD-se por ju e dini qe vete KLD kompozohet nga autoritete te gjyqesorit qe vijne nga vete gjyqesori por edhe nga Parlamenti. Pra prej me shume se nje viti kemi edhe nje handikap per sa i perket edhe funksionimit te konferences gjyqesore e cila sipas ligjit duhet te ishte organizuar pas nje ligji te miratuar ne Parlament. Fakti qe edhe kjo kerkon me shume sesa nje votim te thjeshte e ka detyruar gjyqesorin qe te vetorganizohet me predispozicionin per ti mbyllur ato boshlleqe qe ekzistojne ne KLD. Ajo ka pasur nje metodike te sakte per te penalizuar ata gjyqtare te korruptuar qe nuk kane qene ne rregull me detyren por pastaj ka edhe nje hallke tjeter qe i jepet e drejta qofte gjyqtareve qofte Gjykates se Larte per te mbajtur qendrimin e fundit per sa u perket kritikave qe vijne nga KLD-ja.
Ju jeni zgjedhur si President nga nje funksion i larte i PD-se. Por sot marredheniet mes Kryeministrit dhe Kryetares se Kuvendit jane ulur ne thjesht institucionale. Perse ka ndodhur keshtu
Besoj se eshte nje lajm i mire qe marredheniet te jene institucionale. Tregon qe Presidenti ka mbajtur pozicionin qe i dikton Kushtetuta. Po te ishte ndryshe do te akuzohesha se po bej linjen e nje partie politike. Fakti qe Presidenti ne menyre shume rigoroze eshte orientuar ne punen e tij ne konturet qe i dikton Kushtetuta eshte nje lajm i mire.
A jeni ju i kenaqur nga bashkepunimi qe keni me Berishen dhe Topallin per te gjitha ato ligje qe sapo permendet se duhet te kalojne
Eumlshte tjeter gje nese une duhet te diskutoj per raporte te nje karakteri me personal por besoj se ai pozicion me privon qe te prevaloj ne marredhenie me institucionale. Une asnjehere nuk i kam bere koment rrezimit te dekreteve ne Parlament sepse ia kam njohur kete atribut Parlamentit. Por nga ana tjeter theksoj se Presidenti asnjehere nuk eshte intimiduar qofte nga kritikat ose presionet politike por perkundrazi kam qene i qete ne pozicionin tim vazhdoj te jem i qete dhe do vazhdoj ta bej me shume korrektesi dhe gjakftohtesi pozicionin deri ne perfundim te mandatit.
Zoti Topi a ka raste qe ju e ndjeni veten te paralizuar nga mungesa e kompromisit mes dy forcave kryesore
Ju e keni pare qe edhe ne kushtet e mungeses se dialogut institucioni i Presidentit nuk ka ndenjur spektator perkundrazi eshte vendosur ne rolin e interlokutorit padyshim me pelqimin dhe vullnetin e partive politike qe kane vene ne dispozicion dhe ambientet e institucionit.
Gjate vizites ne Nju Jork ju jeni takuar edhe me Kryeministrin e Greqise Papandreu. Kohet e fundit Greqia ka shfaqur perseri interes per marreveshjen kufitare ujore mes dy vendeve. A mendoni se Shqiperia eshte e pergatitur per rinegocimin e marreveshjes dhe cfare duhet te mbaje parasysh ne keto bisedime kete here
Ketu problemi eshte qe kerkohet nje vullnet i dyanshem per te gjetur metodiken sepse per tu futur ne rinegocim kerkohet edhe vullneti i pales greke. Une mendoj se jane disa rruge te mundshme qe mund te konsiderohen rruge ne parim por duhet marre ne konsiderate edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi. Rruget jane te hapura mund te kete rruge te cilat konsiderohen te rinegocimit por mund te kete rruge te cilat cojne ne aplikimin e vendimeve te gjykatave nderkombetare me pelqimin e te dyja paleve natyrisht. Asgje nuk eshte e mbyllur gjithcka eshte e hapur. Mendoj se perderisa ka folur Gjykata Kushtetuese cdo koment mbi te do ishte i tepert sot.