E Diel, 1 Nëntor 2026

Lejet e te burgosurve bie ne pranga pas tre muajsh ndermjetesi



TIRANE - Ndermjetesimi per marrjen e lejeve shperblyese per te burgosurit ka cuar ne pranga nje person i cili ishte prej disa kohesh ne kerkim. Burime nga policia kane bere te ditur se eshte vene ne pranga Fatos Gosa i cili ishte ne kerkim pasi nuk u arrestua dot gjate operacionit te koduar Liri e kushtezuar. Gosa u ndalua pasi Gjykata e Kavajes me ane te vendimit penal te dates 12 korrik 2010 ka caktuar ndaj tij masen e sigurise arrest ne burg per vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Fillimisht ka qene Prokuroria e Kavajes qe me date 12 korrik 2010 ka nxjerre nje urdher per ekzekutimin e vendimit penal te sipercituar pasi ky person eshte shpallur ne kerkim. Sipas policise Gosa ishte ndermjetes mes familjareve dhe drejtuesve te Burgut te Rrogozhines me qellim qe te afermit e tyre te merrnin leje. Ne kembim te lejeve familjaret jepnin para. Ne muajin korrik u vune ne pranga tre zyrtare te burgut mes tyre dhe drejtori.
HETIMET
Hetimet rreth aktivitetit te paligjshem te Fatos Goses ne bashkepunim dhe me tre personat e tjeter kishin nisur qe ne muajin mars te ketij viti nga Njesia Task-Force ne Prokurorine e Durresit ndersa procedimi penal u regjistrua mbi bazen e referimit te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Ministrise se Drejtesise. U Deshen me shume se 4 muaj pergjime dhe vezhgime ambientale per te arritur te provat e korrupsionit dhe shperdorimit te detyres se ketyre zyrtareve. Te tre funksionaret e burgut kane bashkepunuar dhe me nje shtetas tjeter i cili luante rolin e ndermjetesit te jashtem ne dhenien e lejeve shperblyese dhe te vecanta per te denuarit. Ndermjetesi Fatos Gosa me pronesi nje lokal ne Peqin arrinte te krijonte lidhjet ne kete ambient mes te afermve te te burgosurve dhe zyrtareve e drejtuesit te burgut per perfitime lejesh me kusht. Gosa eshte shpallur ne kerkim ndersa po punohet per zbardhjen e plote te funksionimit te kesaj skeme korruptive.
AKUZA
I shpalluri ne kerkim akuzohet per konsumim te veprave penale te korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Ndaj kater te arrestuarve eshte bere ekzekutimi i vendimeve te Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje e cila ka caktuar masen e sigurise arrest ne burg per ta. Dosja me materialet ne ngarkim te ketyre tre te arrestuarve i ka kaluar Prokurorise se rrethit Gjyqesor Kavaje per ndjekje te metejshme nderkohe qe vazhdojne hetimet per perfshirjen e personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet kriminal.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›