Meta ne OST Te fuqizohen investimet ne rrjetin e interkonjeksionit
Fuqizimi dhe modernizimi i rrjetit te transmetimit te energjise perbejne nje kusht te domosdoshem per pranimin e Shqiperise si anetare e Sistemit Europian te Energjise.
Kjo ceshtje ishte ne qender te takimit te ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta me drejtuesit e operatorit te Sistemit te Transmetimit. Ministri Meta gjate ketij takimi tha se eshte e domosdoshme te perfundojne projektet energjetike mbi te cilat po punohet si linja e interkonjeksionit Tirane-Elbasan-Podgorice qendra dispecer apo nenstacioni i Kasharit si dhe te nise puna mbi projekte te reja si linja e interkonjeksionit 400 kilovolt me Maqedonine kablli nenujor me Italine te cilat jane te domosdoshme per terheqjen e investitoreve te huaj. Sipas Metes ky nenstacion do te fuqizoje te gjithe sistemin tone si nje nyje lidhese shume e rendesishme per te cilen ai shprehu besimin qe ne muajt e ardhshem te perurohet perfundimi i ketyre veprave madhore per sistemin energjetik. Keto investime sipas Metes mundesojne pjesemarrjen e Shqiperise ne tregjet europiane te energjise nepermjet qendres rajonale te ankandeve qe eshte parashikuar te ndertohet ne Mal te Zi.
Takimi
Pas vizites se pare qe beri dy dite me pare ne ambientet e KESH-it Ministri i Energjetikes Ilir Meta zhvilloi dje takimin e tij te prezantimit edhe me perfaqesues te Operatorit te Sistemit te Transmetimit. Gjate ketij takimi Ministri Meta deklaroi se do kete angazhim te larte me qellim perfundimin e linjave te interkonjeksionit muajin e ardhshem. Ministri Meta ne fjalen e tij theksoi se rrjeti i transmetimit te energjise elektrike perben shtyllen vertebrore te gjithe sistemit elektroenergjetik dhe njekohesisht nyjen lidhese me te gjitha rrjetet rajonale dhe evropiane. Ministri i Energjetikes tha se duhet rritur kapaciteti i lidhjeve te ketij sistemi me sistemet fqinje fuqizimi i interkonjeksioneve.
Investimet
Sipas ministrit Meta ecuria e ketyre investimeve do te ndikoje shume ne rritjen e interesit te investitoreve te huaj per te investuar me shpejt ne ndertimin e veprave te rendesishme prodhuese ne sistemin tone energjetik. Keto projekte si dhe ato qe jane parashikuar ne nje te ardhme afatmesme dhe afatgjate si linja e tensionit te larte 400 kv me Maqedonine ne menyre te vecante kablli ujor me Italine do te ndihmojne direkt ne pjesemarrjen aktive te Shqiperise ne tregjet rajonale te energjise elektrike nepermjet Qendres Rajonale te Ankandeve qe eshte parashikuar per tu ndertuar me Malin e Zi- nenvizoi ministri i ETE-s. Duke kerkuar korrektese maksimale ne ecurine e gjithe ketyre projekteve me qellim thithjen e investimeve edhe ne te ardhmen ministri i Ekonomise Meta paralajmeroi se se shpejti do te organizohet edhe Konferenca e Donatoreve per Energjine ku do te diskutohet per ecurine e projekteve aktuale por edhe per nisjen e projekteve te reja ne sistemin energjetik.
Pagesa e faturave elektrike se shpejti edhe nepermjet bankave
Faturat e energjise elektrike se shpejti do te paguhen edhe nepermjet bankave. Operatori i Sistemit te Shperndarjes po bashkepunon me sistemin bankar vendas per tu ofruar kete lehtesi te gjithe abonenteve. Kjo edhe ne kuader te masave qe po merr OSSH per permiresimin e sistemit te pagesave te faturave. Ne funksion te ketij qellimi eshte inauguruar ne Tirane edhe qendra e re e pagesave e cila pervec ambienteve te reja dhe shtimit te stafit eshte pajisur me nje sistem te te dhenave ne kohe reale. Prane kesaj qendre qytetaret mund te informohen per faturen e muajit apo per debi ndaj OSSH-se ne rast se kane te tille. Drejtuesit e OSSH-se bejne te ditur se disa qendra te tjera per pagesen e faturave do te hapen se shpejti ne Tirane si dhe ne disa qytete te vendit.
22 Shtator 2010