Lejet mjedisore, tani vetem per 3 jave
Ministria e Mjedisit ka ndryshuar procedurat per marrjen e lejeve mjedisore. Keshtu sipas nje vendimi te miratuar dje nga Keshilli i Ministrave, shkurtohen afatet e shqyrtimit dhe te miratimit te lejes dhe deklarates mjedisore. Sipas vendimit, nga 5 jave kohe qe nevojiteshin per shqyrtimin e miratimin e dokumenteve per leje mjedisore, tashme kjo mund te merret vetem per tre jave. Kurse per miratimin e autorizimit dhe pelqimit mjedisor tashme duhen vetem dy jave nga 2 deri ne 3 muaj qe ka qene aktualisht. Per te forcuar me tej mbrojtjen e mjedisit projektligji gjithashtu ka dyfishuar masen e gjobes per subjektet qe demtojne, ose ndotin ate me veprimtari qe ushtrohen pa marre keto leje mjedisore. Per sa i perket mases se gjobes, ajo nuk eshte e percaktuar, por, sipas vendimit te marre, ajo do te jete ne te njejtat masa sa edhe percaktohen ne legjislacionin shqiptar. Sipas drejtuesve te Ministrise se Mjedisit, ky vendim do te ndihmoje biznesin vendas dhe te huaj per te investuar me tej, duke respektuar edhe rregullat mjedisore.