E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet depo municioni ne banesen e braktisur

Sarande - Ne fshatin Vergo, policia ka zbuluar brenda nje banese te braktisur gjashte arka me fisheke, si dhe disa pako me kapsolla plasese. Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se fisheket jane gjetur ne arka te pahapura dhe kapsollat ne gjendje te mire dhe te pademtuara. Nderkohe, te njejtat burime deklarojne se fisheket mund te jene vendosur ne kete banese kohet e fundit dhe se i takojne municioneve te vjedhura gjate hapjes se depove ushtarake ne vitin 1997. Banoret e kesaj zone tregojne se Vergoi eshte e njohur per depot e shumta te municioneve dhe armatimit, te cilat ne vitin 1997 u vodhen e u shiten, cka beri qe te gjithe banoret te ishin te armatosur. Pas gjetjes se arkave me municione, policia i ka transportuar ato ne depo dhe eshte ne kerkim te gjetjes se pronareve te tyre. Mesohet se policia, edhe pas hetimeve te bera, ende nuk ka mundur te gjeje autoret e fshehjes se municioneve, pasi banesa, ku u gjeten municionet, ishte ne periferi dhe pa pronar. Megjithate, uniformat blu konfirmojne se municionet ne kete zone jane te perhapura ne shume vende dhe se ato jane ne proces grumbullimi dhe sistemimi ne depot e ushtrise.

ZBULIMI

Burime zyrtare te policise se Sarandes deklarojne se fisheket mundet te jene vendosur ne kete banese kohet e fundit dhe se ato jane municionet e vjedhura gjate hapjes se depove ushtarake ne vitin 1997


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›