E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi, mesuesit "teper", ja zgjidhja ne gjimnaze

Drejtoria Arsimore e Tiranes dhe gjimnazet e kryeqytetit po i nenshtrohen nje "bilanci" ne lidhje me mesuesit qe mund te ngelen pa pune, si pasoje e ndryshimit te arsimit baze nga 8-vjecar ne 9-vjecar. Keshtu, drejtoret e shkollave po bejne statistikat per mesuesit qe kane aktualisht te punesuar, dhe ata qe dalin "jashte loje", si pasoje e ketyre ndryshimeve. Por, burime nga Drejtoria Arsimore shprehen se do te behet e pamundura qe te mos kete shkurtime, por mesuesit te mbeten aty ku jane. Ne kete menyre, ndryshimi rrenjesor i sistemit arsimor nuk do te kete kosto te rende sociale. Reforma e re qe pritet te ndodhe me sistemin shkollor parauniversitar ka vene ne levizje strukturat vendimmarrese arsimore, por edhe organizmat nderkombetare ne menyre qe ajo te mos lere gjurme te renda te mesuesit. Qe ne momentin kur Ministria e Arsimit njoftoi shkurtime te mundshme te vendeve te punes ne shkollat e mesme, arsimtaret nuk kane reshtur se veni ne levizje miqte e tyre, apo edhe zarfet me para, qe ata te mos ishin "viktimat" e ketyre reformave. Megjithate, burime nga MASH sqarojne se nje projekt i Bankes Boterore mund t'i shpetoje mesuesit nga keto shkurtime. Interesimit te dhjetera mesuesve per pushimin e tyre te mundshem nga puna, Ministria e Arsimit i eshte pergjigjur se ka mundesi qe gjithcka te rregullohet. Keshtu, sipas nje projekti te Bankes Boterore, ka mundesi qe keta mesues te rishperndahen po brenda shkollave, ku japin mesim prej vitesh. "Nga 50 veta qe jane mesatarisht neper klasa, tani ky numer do te reduktohet ne 35. Kjo do te thote se ata mesues qe do te largoheshin nga puna, do te sistemohen neper klasat, numri i te cilave do te shtohet", thone specialiste te Ministrise se Arsimit. Kesisoj, numri i atyre qe u bie lapsi te hiqen nga puna do te jete i paperfillshem ne krahasim me numrin e atyre qe do te shpetojne nga kjo reforme. Ne kete menyre, fenomeni i shkurtimeve te vendeve te punes nuk do te jete masiv ne shkollat e mesme. Te pakten me me fat do te jene ato shkolla ku klasat nuk jane te mbipopulluara. Si pasoje e rishperndarjes qe do te kryhet, e cila sjell shtim te klasave, i bie qe mesuesit qe do te shkurtoheshin, te mbeten prape ne ato shkolla, kesaj here me me pak ngarkese. Nje veprim i tille shoqerohet me kosto financiare, ndaj pritet qe gjithcka te vendoset pasi te behen mire perllogaritjet e ketyre efekteve. Nderkaq, ne shkollat ku ngarkesa e klasave nuk eshte e madhe, por normale, i bie qe arsimtaret te pushohen nga puna ose te sistemohen ne arsimin baze 9-vjecar. Sipas Burimeve nga Ministria e Arsimit, ndersa ne shkollat e mesme do te kete mbipopullim te mesuesve, ne ato 9-vjecare do te ndodhe e kunderta.

Skema e re, reforme ne shkolla

Alarmi per shkurtimet e mesuesve te shkollave te mesme erdhi pas lajmit se do te ndryshonte skema e arsimit parauniversitar. Nga 4+4+4 qe ka qene deri tani, duke filluar nga shtatori gjithcka do te ndryshoje. Skema do te behet 5+4+3, pra 5 vjet arsim fillor, 4 vjet vazhdimi i arsimit baze dhe 3 vjet, shkolla e mesme. Pasojat e ketyre ndryshimeve do te reflektohen si ne sistemin baze, ashtu edhe ne ate te mesem. Megjithate, ende nuk kane dale rezultatet e bilancit qe po ben Drejtoria Arsimore e Tiranes dhe drejtorite e shkollave.

9-vjecaret

Nje vit shkollor qe i hiqet arsimit te mesem i kalon automatikisht ne llogari arsimit 9-vjecar. Keshtu, kjo reforme pritet te shoqerohet me hapjen e rreth 300 vendeve te reja te punes per arsimtaret qe japin mesim ne sistemin e detyrueshem 9-vjecar.

Te mesmet

Ndersa per gjimnazet pritet qe te gjendet nje zgjidhje brenda tyre. Drejtoria Arsimore e Tiranes beson se eshte me e drejte qe te pakesohet numri i nxenesve per klase, cka rrit nevojen per me shume mesues ne gjimnaze


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›