E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me shkelje 2 prokurore

TIRANE - Avokati i Popullit i ka derguar nje rekomandim Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, per ndjekjen penale, nen akuzen e "shperdorimit te detyres", per dy prokuroret e Prokurorise Tirane. Shkak per kete kerkese eshte bere nje qytetar nga Saranda, i cili eshte mbajtur per 3 muaj e 17 dite ne qeli, ndersa prokuroret nuk kishin dhene nje urdher per lirimin e tij. Eksperti i Avokatit te Popullit, Skender Haluca, ka bere me dije se Kastriot Prendi, nje shtetas nga Saranda, nuk ishte paraqitur per te kryer sherbimin ushtarak, qe eshte ende i detyrueshem per disa. Sipas tij, ai ishte denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande ne mungese dhe pa dijenine e tij per vepren penale te dezertimit. Ndersa mesohet se, pasi ishte kthyer ne vendin tone, pasi ishte emigrant ne shtetin fqinj, Greqi, eshte vene ne pranga ne menyre te tille qe te shlyente denimin. Haluca ka bere me dije se Prendi, nepermjet avokatit te tij, ka paraqitur nje rekurs ne Gjykaten e Tiranes, ku edhe kerkonte ndryshimin e vendimit te tij. Kerkesa ishte depozituar ne kete gjykate dhe kishte objekt "rivendosje ne afat". Sipas Haluces, qe nga momenti, qe eshte bere ankimimi, prokuroria duhet te pezullonte ekzekutimin e vendimin te parem te cilen nuk e ka bere per 3 muaj e 17 dite, kohe ne te cilen Prendi ka vazhduar te qendroje ne qelim duke shlyer denimin e dhene ne mungese. "Mbajtja per nje kohe kaq te gjate e Kastriot Prendit, rezulton te jete e kunderligjshme dhe shume flagrante per organin e akuzes. Ne kete kuader, institucioni i Avokatit te Popullit i ka kerkuar Prokurores se Pergjithshme ndjekjen penale ne akuzen e shperdorimit te detyres dhe mosmarrjen e masave per nderprerjen e gjendjes se paligjshme, keto te parashikuara nga nenet 248 dhe 251 te Kodit Penal", ka deklaruar dje Haluca. Ndersa mesohet se skandali eshte zbuluar pas nje denoncimi te bere ne institucionin e Avokatit te Popullit nga ana e mbrojtjes se Prendit. Per nje kohe shume te shkurter, Kryeprokurorja eshte ne dijeni per shkeljet e bere nga vartesit e saj. Pak dite me pare, ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj beri me dije, ne nje konference per shtyp, se dy prokurore te Prokurorise se Shkodres kishin mohuar te drejten e lirise nje qytetari, duke e mbajtur ne qeli per 2 muaj rresht. Per kete, ai i kerkoi Prokurores se Pergjithshme ndjekjen e tyre penale nen akuzen e "shperdorimit te detyres". Ndersa, nga ana tjeter, Alibeaj kishte vene ne dijeni Presidentin e Republikes, Bamir Topi, per shkarkimin e tyre nga detyra. Ky eshte rasti i dyte qe Rama vihet ne dijeni per te tjera shkelje te kryera nga prokuroret.

Redinalda Caushaj

Dobjani: Ne pritje te pergjigjes

Tirane - Avokati i Popullit, Ermir Dobjani eshte ne pritje te nje pergjigje nga ana e Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, ne lidhje me rekomandimin e bere per ndjekjen penale te dy prokuroreve. Ne te sqarohen te gjitha shkeljet e gjetura nga ana e ketij institucioni, per te cilat vertetohet vepra penale e shperdorimit te detyres dhe mohimi i lirise se personit. Keto shkelje paraqiten ne rekomandim, qe nga momenti i paraqitjes se ankeses nga emigranti. Gjithashtu ne kete rekomandim behen te ditura te gjitha veprimet dhe mosveprimet e mara nga prokuroria. Ne pergjigjen e saj, Rama duhet te beje me dije pretendimet per kete shkelje te kryer nga ana e dy prokuroreve, te Prokurorise se Tiranes. Nga ana tjeter, ajo duhet te percaktoje nese do te marre apo jo masa ndaj tyre me argumente. Pergjigjja pritet te behet ne rruge zyrtare. Ndersa nga ana tjeter, institucioni i Avokatit te Popullit, do te ndjeke kete ceshtjen deri ne fund.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›