Tregu i barnave, perplas deputetet
Projektligji i liberalizimit te hyrjes se barnave ne vendin tone ka rikthyer edhe nje here debatin ne Komisionin e Shendetesise. Heqja e lejes se barnave, sipas anetareve te komisionit, do te thote daljen jashte funksionit te pulles se cmimit. Kjo do te sjelle abuzim te cmimit, si dhe cilesi te dobet te medikamentet. "Te zbatosh kete menyre ligji, sic thone drejtuesit aktuale te Ministrise se Shendetesise, eshte si te fusesh bomben ne vendin tone dhe me pas ta kontrollosh ate. Edhe me medikamentet e njejta rruge do te ndiqet e njejta rruge. Ato do te futen ne vendin tone pa e ditur vendin e origjines, me pas do te behet kontrolli nese jane per pacientet apo jo", kane nenvizuar specialistet e fushes, por edhe anetaret e Komisionit te Shendetesise
Debati
Nuk kane qene vetem aktore dhe specialiste te fushes, ata qe kane kundershtuar heqjen e lejes se importit te barnave, por edhe anetaret e Komisionit te Shendetesise. I pari qe ka ngritur zerin kunder ketij projektligji ka qene ish-ministri i Shendetesise, Leonard Solis, i cili ka pohuar se ky ndryshim krijon pasiguri ne tregun e barnave dhe, duke liberalizuar kete treg, mundesia per kontrabande eshte me e madhe. "Rreth 27 miliarde euro eshte tregu i kontrabandes dhe i medikamenteve niseshte qe sillet sot ne bote. Sot po behet nje stok i madh me medikamente, me pretekstin e liberalizimit te tregut. Medikamenti eshte shume i mjekueshem ne sekonden qe perdoret nje doze. Ne qofte se ngaterrohen dozat, dyfishohet apo trefishohet, kemi nje gjendje shume te rrezikshme. Dhe ne nuk jemi ne gjendje te gjejme se kush e solli kete medikament, kjo do ta shnderroje Shqiperine ne nje depo te medikamenteve te ambalazhuara dhe stok", eshte shprehur gjate fjales se tij Leonard Solis. Nderkohe qe, anetare te tjere te komisionit kane ballafaquar kete ligj me ato te vendeve te tjera dhe kane pohuar se nuk kane asnje gje te perbashket me ato qe percaktohen nga BE. "Nuk duhet te ecim ne rruge te pashkelura, une kam pare legjislacionin e Sllovenise, Kroacise dhe te Kosoves te pergatitur nga UMNIK-u. Te tre keto ligje jane te perputhura me standardet e BE-se dhe te miratuara dhe te njohura nga keto vende dhe qe bien ndesh me keto ndryshime qe kerkohen te behen ne kete projektligj", ka theksuar anetari i Komisionit te Ligjeve, Spiro Peci.
Kundershtimet
Kundershtimet me te forta per miratimin dhe kalimin e ketij ligji ne parlament kane qene nga baza e grosisteve dhe Urdhri i Farmacisteve. Te dy keto institucione kane kerkuar rishikimin e ligjit nga eksperte dhe specialiste te fushes. Ka qene pikerisht kryetari i distributoreve farmaceutike, i cili e ka kundershtuar me force projektligjin e ri, duke u shprehur se rregullat e reja do te shkaterrojne te gjithe pacientet shqiptare, pasi me te mund te manipulohet lehte. "Ne qofte se do te bejme keshtu sic thone disa persona, qe nuk e njohin fare farmaceutiken, do te helmojme femijet dhe njerezit tane. Une jam ai qe kerkoj rregulla, ne menyre qe te mos futet bari kontrabande, ndaj ky ligj duhet ripare nen per nen me specialiste te te gjitha fushave qe te diskutohet edhe me pas te vendoset per ndryshimet", eshte shprehur Kastriot Zoto, kryetar i distributoreve farmaceutike. Ndersa perfaqesuesit e Urdhrit te Mjekut kane theksuar se ky ligj u heq te drejten e ndihmes farmacisteve, dhe keta te fundit mund te abuzojne sipas deshires.
90 Per qind E medikamenteve vendet e tjera arrijne t'i sigurojne me ane ate prodhimit vendas dhe kjo per te sjelle edhe sigurine ne cilesi. Nderkohe qe numri i medikamenteve te eksportuara eshte i vogel
80 Per qind E medikamenteve vijne nga jashte ne vendin tone dhe vetem 20 per qind prej tyre arrijne qe te sigurohen nga prodhimi vendas. Kurse per sa i perket cilesise se tyre, ajo mbetet ne vend te fundit
27 Miliarde Euro eshte tregu i kontrabandes dhe i medikamenteve niseshte, qe sillet sot ne bote. Te dhenat jane bere publike nga institucione te rendesishme shendetesore boterore, te cilet kerkojne te ndalojne kete fenomen