Lejet për vendosjen në rrugë do të kalojnë nga KRRT-ja
15/07/2010 Reklamat e bizneseve
Lejet për reklamat në anë të rrugëve nuk do t’i japë më drejtoria e urbanistikës së bashkive apo komunave, por KRRT-ja. Qeveria ka propozuar një projektligj, i cili i heq të drejtën e dhënies së lejes së reklamës drejtorisë së urbanistikës, e cila drejtohet nga titullari i institucionit, dhe t’ia kalojë atë KRRT-së. Është pikërisht shfuqizimi i paragrafit të nenit 49, që i jepte të drejtën këtij institucioni, që i propozohet Kuvendit nga ana e ekzekutivit. Në vend të tij është shtuar paragrafi në ligjin për urbanistikën, që saktëson: “Leja për vendosjen e reklamave në anë të rrugëve jepet nga KRRT-ja e bashkisë, komunës apo qarkut, në përputhje me parashikimet e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pas marrjes së autorizimit përkatës, nga autoriteti që ka në përgjegjësi administrimi rrugën ku kërkohet të vendosen reklamat. Reklamat duhet të jenë konform specifikimeve teknike të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe në rregulloren për zbatimin e tij”. Kështu thuhet në propozimet e reja të qeverisë. Ndërkohë që ky ligj ka pësuar dhe ndryshime të tjera, si për shembull në rastet kur kërkohet leja në sekretaritë teknike të KRRT-së nga ana e Inspektoratit të Ndërtimit për të prishur ndërtime të ndryshme. Tani e tutje, në rast se institucionet përkatëse nuk japin përgjigje brenda 30 ditëve, atëherë inspektoratit i lind e drejta që të ekzekutojë vendimin që ka marrë për këtë çështje. “Inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut dhe/ose INUK-ut u drejtohet, sipas rastit, sekretarive teknike përkatëse të KRRT-së ose KRRTRSH-së, me kërkesë të veçantë, për t’u shprehur, brenda një afati 30-ditor, për volumin shtesë të objektit, që ndërtohet jashtë kushteve të projektit të miratuar në lejen e ndërtimit. Në përfundim të afatit 30-ditor, nëse KRRT-ja ose KRRTRSH-ja nuk shprehet me vendim, atëherë inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut ose INUK-ut i lind e drejta për të vazhduar procedurat për prishjen e objektit”, thuhet në propozimet e qeverisë.