E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos kalimin pa shpërblim të vilës numër 6

15/07/2010 Ambasada e Kosovës

Qeveria ka vendosur kalimin në pronësi pa shpërblim të vilës ku ndodhet ambasada e Kosovës. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Qeverisë, ku saktësohet se vila numër 6, së bashku me truallin në rrugën “Donika Kastrioti”, i kalon në pronësi pa shpërblim Republikës së Kosovës. “Kalimin në pronësi, pa shpërblim, Republikës së Kosovës, të pronës, truall dhe ndërtesë, vila nr. 6, rruga “Donika Kastrioti”, Tiranë, sipas certifikatës së pronësisë dhe planvendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Qeverisë. Megjithëse vila në fjalë ka pronarët e saj legjitimë, të njohur nga të gjitha komisionet, sërish Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për kalimin në pronësi në favor të Republikës së Kosovës. Në fakt, prej shumë vitesh vila në fjalë, e cila ndodhet në qendër të Tiranës, në një vend të lakmueshëm, është bërë mollë sherri mes Qeverisë shqiptare dhe pronarëve të saj, që kur Berisha deklaroi se kishte ndërmend t’ia kalonte Republikës së Kosovës në pronësi, për të ngritur aty selinë e saj të ambasadës. Ndërkohë që për këtë çështje është shprehur dhe vetë Kryeministri i Kosovës, i cili ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë ndërtesë pa pëlqimin e pronarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›