Lejla Agolli: Modernizmi ka shpërfytyruar krijimtarinë popullore
Kompozitorja flet mbi çmimin e parë në Festivalin e Këngës Popullore Qytetare dhe ndikimin e ritmeve moderne në tabanin kombëtar
Folku shqiptar shquhet nga ai i vendeve të tjera për origjinalitetin, lashtësinë si dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Sot janë futur shumë tendenca të reja, të cilat po e dëmtojnë tabanin kombëtar. Kompozitorja Lejla Agolli, e cila ka dekada që merret

me krijimtarinë muzikore shqiptare tregon se sot modernizimi i tepruar po e shpërfytyron krijimtarinë popullore. Ndërkaq që kompozitorja Agolli me këngën Ah ku mall u shpall fituese e çmimit të parë në Festivalin e Këngës Popullore Qytetare, që u zhvillua para disa kohësh. Shkrova këtë këngë, e cila erdhi në festival me titull Ah ky mall, u këndua nga Frederik Ndoci, një orkestrim nga Shpëtim Saraçi me tekst të Gjok Becit dhe Federik Ndocit. Kënga duhet të më bindë mua në fillim, dhe ajo që ishte kryesore për mua ishte që të përmbushja kriteret në këtë festival. Kënga popullore ka kornizën e saj dhe nuk të lejon të dalësh jashtë saj, pohon ajo.
Për më tëpër lexoni "Gazeta Sot"