E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejohet kalimi i KFOR-it përmes barrikadave serbe

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 13:49

Si pasojë e bllokadave të rrugëve në veri të vendit, liria e lëvizjes ka qenë e kufizuar në atë pjesë për disa ditë me radhë. Megjithatë, ditën e mërkurë është lejuar kalimi i parë i një konvoji të KFOR-it përmes barrikadës së serbëve.

Ndërkaq, sot gjithashtu njoftohet se është lejuar kalimi i edhe një konvoji të dytë të KFOR-it, i cili ishte nisur nga pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës, dhe ka kaluar përmes barrikadave të serbëve në Zveçan, dhe përmes fshatit Zhitkovc ka udhëtuar për në veri të vendit.

Sipas medieve në Serbi, në konvojin e KFOR-it kanë qenë katër kombi-busë, tre xhipa, nga pesë cisterna dhe kamionë ushtarakë, ndërkaq rrugëtimin e tyre e ka përcjellë policia e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›