Hakerët serbë sulmojnë webfaqen e Kuvendit
Sulmet e serbëve ndaj Kosovës vazhdojnë edhe në internet. Hackerë serbë kanë sulmuar mbrëmë dhe sot faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës në internet.
Në ballinën e faqes www.assembly-kosova.org është shfaqur flamuri i Serbisë dhe një mbishkrim në serbisht “Në mbrojtje të serbëve në Kosovë”.
Gjatë kohës sa ka qëndruar nën sulmin e serbëve, në ueb faqe ka qenë edhe himni serb që është dëgjuar me të hapur faqen. Po ashtu, në faqe janë publikuar edhe linçe të ndryshme me propagandë kundër Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi.
Sipas IndeksOnline, faqja ka qenë jashtë funksionit deri sot rreth orës 9 të mëngjesit, kur përgjegjësit nga Kuvendi e kanë rikthyer faqen në gjendjen e mëparshme.
Por pak orë më pas ka ndodhur edhe një sulm i dytë i ueb faqes së Kuvendit nga hackerët serbë, që është tejkaluar.