Kryeministri Berisha takon Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha u takua sot pasdite me Sekretaren amerikane te Shtetit Hillary Clinton.
Ne komentet para takimit Sekretarja Clinton shprehu mireseardhjen per Kryeministrin Berisha.
Kryeministri dhe vendi i tij kane qene partnere te forte te Shteteve te Bashkuara ne NATO si pjese e misionit tone ne Afganistan dhe ne kemi marredhenie te gjera dhe te thella qe ne e vleresojme lart tha zonja Clinton.
Ajo shtoi se do te diskutonte per ceshtje dypaleshe rajonale dhe globale me kryeministrin Berisha .
Kryeministri Berisha tha se ishte mirenjohes dhe i lumtur per takimin me Sekretaren Clinton.
Ajo eshte nje mike e madhe e vendit dhe kombit tim tha zoti Berisha. Ai shtoi se nje nga synimet e takimit ishte qe ta bindte zonjen Clinton te vizitonte Shqiperine per te marre pjese ne festimet e 100 vjetorit te pavaresise.
Shtetet e Bashkuara kane luajtur nje rol themelor ne momentet me te veshtira te historise sone tha ai.
Zoti Berisha tha se gjate takimit do te diskutoheshin ceshtje te interesit te perbashket.
Shqiperia ka pasur privilegjin e madh qe te gezoje mbeshtetjen e ketij vendi te madh nga administrata e Presidentit Obama dhe Sekretarja Clinton ne te gjitha perpjekjet per te ndertuar nje demokraci te ngritur mbi ekonomine e tregut
Gjate vizites ne Shtetet e Bashkuara zoti Berisha do te marre neser pjese ne nje ceremoni ne Muzeun e Holokaustit ne Uashington ku do te shfaqet edhe filmi Besa qe i kushtohet miqesise dhe perkushtimit te vecante qe treguan shqiptaret gjate Luftes se Dyte Boterore per mbrojtjen e hebrejve qe ndodheshin ne Shqiperi. Ne fundjave zoti Berisha do te marre pjese ne ceremonite qe do te organizohen ne New York me rastin e 100-vjetorit te krijimit te organizates pan-shqiptare Vatra.